Categories: Uncategorized

Mësuesi në shkollën e vajzës ishte infektuar me koronavirus, vetëkarantinohet gazetarja

Gazetarja e cila kishte vajzën e saj në shkollën jopublike “Omiros” në Korçë ku një mësues kishte rezultuar i infektuar me koronavirus, është vetëkarantinuar bashkë me familjen.

Gazetarja e Abc News, Lediona Xheladinaj është prind i një prej nxënësve dhe pas lajmit ajo dhe familja e saj u vëtëkarantinuan.

Xheladinaj raporton se është skandaloze që prindërit dhe nxënësit njoftohen 4 ditë me vonesë nga momenti kur arsimtari ka dalë pozitiv.

Në njoftimin e shkollës citohet, se “Omiros” u mbyll 4 ditë përpara se mësuesi të shfaqte shenjat.

Po ato pak orë para urdhrit të Ministrisë së Arsimit mësuesi ka patur kontakt me shumë nxënës apo kolegë.

Ndaj në mesazhin dërguar prindërve theksohet:

Duke pasur parasysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e OBSH-së në rast se keni një prej shenjave që lidhen me infektimin nga ky virus.

Pas marrjes së këtij lajmi tronditës, gazetarja e Abc Neës është vetëkarantinuar bashkë me vajzën dhe pjesën tjetër të familjes.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Drejtorisë Arsimore të Korçës dhe ministrisë së Shëndetësisë ndaj kësaj situate pasi qindra prindër janë të alarmuar.

të fundit

Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…

9 hours ago

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital

Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…

9 hours ago

Rastet kur thonjtë janë tregues shëndeti, mos neglizhoni këto shenja

Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…

9 hours ago

Shkaktarë të ndezjes së zjarreve, arrestohet një person! Nis hetimi për dy të tjerë

Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…

10 hours ago

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…

10 hours ago

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…

10 hours ago