Categories: Uncategorized

Mesazhi prekës i mjekut të infektivit për fëmijët: Babi ju do shumë por ky është misioni ynë

Që ditën e parë kur u zbulua pacienti zero, radiologu Renato Osmanaj së bashku me të gjithë stafin e spitalit infektiv ndodhen në vijën e parë të luftës kundër kësaj sëmundje tinzare e cila ne të gjithë botën ka shkaktuar mbi 500 mijë të infektuar dhe mbi 20 mijë të vdekur.

Në Shqipëri deri tani ka shkaktuar 174 të infektuar dhe 6 të vdekur.

“Neve, në spitalin infektiv, nuk kemi kohë të sëmuremi. Duhet të jemi aty “ thotë Osmanaj në fillim të intervistës me gazetaren Beti Njuma në studion e RTV Ora.

Nga ekrani u dërgon një mesazh dhe tre fëmijëve të tij

“Babi ju do shumë, por ky është misioni ynë. Ne jemi stërvitur për të bërë këtë punë. Kjo është luftë dhe ne jemi në luftë!”

Ka dhe një thirrje për mjekët apo infermierët e panikuar

“Të gjithë të panikuarit të largohen dhe të dezertojnë. Nuk do ti gjykojmë për ikjen e tyre. Të rrinë të qetë atje ku janë sepse një i panikuar neglizhon një të sëmurë dhe ne na hap shumë punë. Duke lënë një të sëmurë në shtëpi infekton të tjerë, dhe shumë të tjera. Nuk na duhen të panikuar”

Beti Njuma: Kur komunikuam bashkë më thatë me një fije zëri se keni shumë shokë me serume? Ka shumë momente të tilla.

“Momentet e dhimbshme bëhen më të lehta kur nxjerrim pacientë nga spitali të shëruar. Ne nuk kemi kohë të jemi të sëmurë. Ne jemi 24 orë në shërbim të sëmurëve të shtruar pranë spitalit infektiv.”

Gjatë intervistës gati 20 minutëshe mjeku nuk harroi tu uronte shërim të shpejtë të gjithë të sëmurëve, dhe një apel drejtuar shqiptarëve “Bëni kujdes, e na dhuroni kohë. Pak kohë.”

Nuk harron as të përmendë disa nga kolegët e vet, Profesor Dhimitër Krajën, dhe mjekun Gëzim Xhepa.

Si ai dhe i gjithë stafi i Infektivit është i vendosur për të qëndruar aty 24 orë në shërbim të pacientëve dhe intervistën e mbyll me batutë: Unë me Najadën (Doktoresh Najada Çobo) e kemi vendosur, do të infektohemi të fundit.”

të fundit

Zbulohen detajet, ja rroga e Gennaro Gattusos si trajner i Italisë

Gennaro Gattuso po përgatitet të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të stolit të Italisë të lënë bosh nga Luciano Spalletti…

6 hours ago

Horoskopi i ditës së nesërme, e martë 17 qershor 2025

Nga Paolo Fox DASHI ProfitSence Logo Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm…

7 hours ago

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes Izraelit…

7 hours ago

Liverpooli ia cakton çmimin kartonit të Robertson pas interesimit nga Atletico Madridi

Atletico Madrid po shtyn për transferimin e yllit të Liverpoolit, Andy Robertson, dhe vendimi mund të merret para kthimit të…

7 hours ago

E kërkon e gjithë Europa, Barcelona e Flick gati të transferojë yllin e Dinamo Zagreb

Barcelona do të duhet të presë deri në verën e vitit 2026 për të bërë një tjetër tentativë për transferimin…

7 hours ago

Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

Elinara është e eliminuara e parë e mbrëmjes së sotme nga Ferma Vip 2, e cila humbet mundësinë për të…

7 hours ago