Edhe pse tashmë prej muajsh bota po kërcënohet nga pandemia e koronavirusit, autoritet greke kanë vendosur që nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të shkojnë në Greqi si punëtorë sezonalë.
Nga e hëna e javës tjetër, pritet të nisë edhe dorëzimi i dokumentacionit në sektorin përkatës të Emigracionit në zonën e tyre në Greqi nga fermerët grekë, që do të kërkojnë punëtorë sezonalë. Këta të fundit mund të kalojnë më pas me dokumentacion të rregullt në Greqi përmes pikave kufitare që janë të hapura.
None found
Lajmin e ka dhënë ligjvënësi grek Vasileios Giogiakas, dhe është përcjellë nga Jolio Dine, përfaqësues i PD-së në Sarandë.
Në një postim në FB, ai shkruan: Nje super lajm per gjithe punetoret sezonale ne rajonin e Thesprotise ne Greqi!
Ne komunikim me deputetin e Igumenices, Vasileios Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do te kete asnje kufizim per numrin e personave qe do te mund te kalojne ne Greqi si punetore sezonale.
Nga e hena tjeter do te nise edhe dorezimi i dokumentacionit ne sektorin perkates te Emigracionit ne zonen e tyre ne Greqi nga fermeret greke qe do te kerkojne punetore sezonale, te cilet do te mund te kalojne me pas me dokumentacion te rregullt ne Greqi permes pikave kufitare qe jane te hapura.
Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…
Media austriake “Die Presse” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke u ndalur te përshkallëzimi…
Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, ndërsa gjetja e një futbollisti që mund…
Tre vëllezërit Alexander, dy prej të cilëve manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili…
Bashkimi Europian, u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri…
Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në…