Categories: Uncategorized

Merr fund banda italo-shqiptare, policia zbulon si u shkatërrua grupi

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me sasinë e madhe të drogës të kapur në Itali, ku u vunë në pranga 32 persona.

Policia sqaron se është shkatërruar një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh ku janë sekuestruar mbi 4 ton marijuanë, armë zjarri, 0.5 kg kokainë, gomone etj.

Të lidhura

None found

Si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.

Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve.

të fundit

Domestic violence in North Macedonia: 70 percent more cases reported, over 5,500 criminal offenses in five years

Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut është rritur për 70 për qind në…

5 minutes ago

Hoxhaj in Kurdistan for talks with ministers on defense, infrastructure and labor

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit, ku po merr pjesë në Slemani Strategic…

5 minutes ago

Kosovo and Turkey discuss cooperation on water, dams and rivers

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı,…

5 minutes ago

Hoti denies revoking martyr status for Krasniqi, Agani, Maloku and Kelmendi

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr…

5 minutes ago

Kurti calls for faster progress on Kosovo’s EU candidate status

Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin është pritur në Parlamentin e Irlandës nga…

6 minutes ago

Pacolli: Kosovo to join regional projects to reduce the risk of natural disasters

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të përfshihet në komponentin rajonal…

6 minutes ago