Kancelarja gjermane Angela Merkel sot përvijoi përparësitë e presidencës së radhës të vendit në gjashtë muajt e ardhshëm, duke përmendur negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çështjen e zgjerimit të BE-së.
Parashikohet që kapitujt e parë të negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor të hapen më nëntor ose dhjetor, kur do fillojë dhe raundi i parë i negociatave, vetëm nëse ato kanë zbatuar reformat respektive.
“Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zhvillohen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen”, u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite.
Për Merkel, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën përcjell një mesazh të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e BE-së për të përfunduar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor, shkruan IBNA.
Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…
Në studion e "Çim Peka Live", i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike…
Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…