Categories: Uncategorized

Merkel flet hapur për koronavirusin: Zemra dhe arsyeja janë në provë

Për herë të parë, kancelarja Merkel u shpreh gjerësisht mbi krizën e virusit Corona. Ajo tha se kryesorja është të ngadalësohet përhapja e virusit. Merkeli gjithashtu bëri thirrje për përgjegjësi nga të gjithë.

“Virusi ka mbërritur në Evropë, ka ardhur. Të gjithë duhet ta kuptojmë këtë”, tha Angela Merkeli në fillim të konferencës së saj të shtypit. Për aq kohë që nuk është gjetur një vaksinë ose mundësi tjetër terapeutike, një përqindje e lartë e popullsisë do të infektohet me virusin Corona. Ekspertët thonë se nga kjo mund të preken rreth 60 deri në 70 përqind e njerëzve në vend, tha Merkel. Njerëzit e moshuar dhe njerëzit me sëmundje të mëparshme janë veçanërisht të rrezikuar.

Të lidhura

None found

Prandaj, qasja duhet të “mbajë parasysh që të mos mbingarkojmë sistemin tonë shëndetësor”, tha kancelarja. Në Gjermani, aktualisht nga virusi Corona janë infektuar më shumë se 1200 vetë. Deri tani, kanë vdekur tre vetë nga sëmundja e mushkërive COVID-19.

Veprimet politike duhet të bazohen në ato që thonë shkencëtarët dhe ekspertët, tha kancelarja në një konferencë shtypi me Ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn dhe Presidentin e Institutit Robert Koch, Lothar Wieler. Përhapja e virusit së pari duhet të ngadalësohet. “Pra, është fjala që të fitojmë kohë,” tha Merkeli. Mbi të gjitha, duhet të sigurohet që personeli mjekësor të mund të punojë. E rëndësishme është më tej që të funksionojnë të gjitha nivelet e qeverisjes. Nuk është ngjarja më e keqe kur nuk mund të zhvillohen si zakonisht ndeshjet e futbollit. “Atë që është e nevojshme, do ta bëjmë ,” tha Merkeli.

“Të vënë në provë”

Merkel raportoi për samitin e BE, i cili u zhvillua për herë të parë me konferencë me video, për shkak të përhapjes së virusit Corona. Tani është veçanërisht e rëndësishme një koordinim i ngushtë midis partnerëve në Evropë, tha ajo. Komisioni i BE do të krijojë tani një grup ekspertësh me virologë. Vendet e BE-së gjithashtu do të mbështesin studimin dhe zhvillimin e një vaksine. Qeveria në Berlin do të përdorë rreth një miliardë euro për të luftuar virusin Corona. Kësaj i shtohen, 145 milionë euro si pjesë gjermane në rrjetin kërkimor Cepi – një iniciativë ndërkombëtare për studime për vaksinat.

Virusi nuk kalon pa gjurmë edhe në ekonomi, tha Merkeli. Prandaj qeveria federale veproi shpejt. Që këtë javë ajo do të sigurojë mbështetje të aftësisë paguese për kompanitë, veçanërisht përmes Bankës shtetërore Gjermane për Zhvillimin KfW. Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE kishin rënë dakord të mbajnë të dyja Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes dhe rregullat e ndihmës shtetërore.

Merkeli i bëri thirrje përgjegjësisë së çdo qytetari që të kujdeset për veten dhe të afërmit e tij. Veçanërisht në lidhje me të moshuarit dhe shtetasit tashmë të sëmurë, ajo tha: “Solidariteti ynë, arsyeja jonë, zemra jonë tashmë është vënë në provë për njëri-tjetrin, të cilën unë dëshiroj ta kalojmë me sukses”. DW

të fundit

Trupi i pajetë i gjetur në lumin Lana në Tiranë, policia sqaron ngjarjen

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…

1 minute ago

Largim i bujshëm te Elbasani, Ivan Gvozdenovic jep dorëheqjen pas humbjes në kampionat

Abissnet SuperioreSipas raportimeve të fundit në media, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka dhënë dorëheqjen te verdheblutë dhe tashmë është…

6 minutes ago

Të shtëna me armë në Saraj, lëndohet një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…

21 minutes ago

Bylis B dominon pjesën e parë, ndërsa Butrinti – Albpetrol mbyllet me dy kartonë të kuq dhe shumë të verdhë

Kategoria e DytePo luhen 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në Grupin B, java e 4-të [...]Read More...

24 minutes ago

VIDEO/ Jam femër, nuk po lëviz! Policia u merr me forcë çantat e shpinës studentëve

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…

27 minutes ago

Shala u bën thirrje klubeve, federatave dhe OJQ-ve të fuqizojnë kapacitetet për sponsorizimin në sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…

30 minutes ago