Categories: Uncategorized

Meri Shehu nxjerr parashikimin për muajin tetor: Mund të dëgjojmë për luftra

Astrologia Meri Shehu bëri parashikimin e përmuajshëm të shenjave të horoskopit dhe paralajmëroi se Tetori do jetë shumë i vështirë për të gjitha shenjat, do ketë luftë dhe do jetë një muaj i vërtetë Halloween-i.

“Nëse deri tani kemi folur me fjalë dhe kemi bërë hipoteza të ndryshme, ora e së vërtetës fillon në Tetor, lufta dhe paqja. Fjala që do cilësoja të parën është lufta, sepse planeti i luftës, Marsi i kundërt në shenjën e Dashit, do përballet shumë fuqishëm këto dy muaj deri në fund të Dhjetorit me Satrunin, planetin e pushtetit, të rregullave, të dominancës dhe do kemi një sforcim të madh.

Nuk do ishte e pamundur të dëgjonim edhe për luftra. Luftra kanë filluar në disa vende, por do kemi përballje të fuqishme. Kemi edhe lajme të mira sepse muaji fillon me një Hënë të plotë në shenjën e Dashit në datën 2. Është një Hënë e zjarrtë, e bukur, do ndriçojë dëshirën për të bërë ndryshime të mëdha, por gjithmonë me shumë sforco.

Do jetë një muaj i vështirë, plus është një muaj me 3 eklipse, në fund të muajit do kemi Hënën blu në datën 31 në shenjën e Demit. Ky muaj do jetë Halloween sepse në datën 14, Mërkuri do kthehet i kundërt në shenjën e Akrepit dhe misteret, tërheqjet e gjërave të errëta, mistike do na joshin më shumë.

Si duket bota reale po na lodh dhe ne do kemi një drejtim ndërmjet dy botëve. Deri në datë 1 Dhjetor do e kemi Mërkurin e kundërt”, është shprehur Meri Shehu në emisionin Rudina. /tvklan.al

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

18 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

38 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago