Categories: Uncategorized

Mediat holandeze tregojnë si funksiononte karteli shqiptar i drogës, trafikantët jetonin mes luksit

Media holandeze Het Parol ka raportuar shkatërrimin e kartelit më të madh shqiptar të drogës të finalizuar ditën e djeshme pas 5 vitesh hetime. Në artikull thuhet se në pranga janë vënë 20 shqiptarë në 10 shtete të ndryshme të botës, pjesë e Kompania Bello, në kuadër të hetimit të udhëhequr nga drejtësia italiane.

Dy prej tyre u ndaluan në shtëpitë e tyre në Holandë

Të lidhura

None found

Artikulli veçon se në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane kanë qenë edhe ato holandeze, me qëllim çmontin e kartelit më të madh të drogës që operonte në Europë. Het Parol shkruan se më herët ishin arrestuar 84 anëtarë të bandës së trafikut të kokainës që vinte nga Ekuadori në Itali, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani. Në 5 vite hetime janë sekuestruar në total 4700 kg kokainë si dhe 5.5 milionë euro.

Arrestimet në Holandë

Më 31 tetor të vitit 217 në Holandë u arrestuar shtatë të dyshuar si drejtues të trafikut të drogës në këtë shtet që udhëhiqej nga Ilirjran M. asokohe 36-vjeç. Në pranga u vu edhe krahu i tij i djathtë Ervin K. 37-vjeç. Ata vijojnë ende betejën gjyqësore, ndërsa gjasat janë që padia e tyre të paraqitet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sindikata Kompania Bello drejtohej nga dy shqiptarë Denis Matoshi dhe një tjetër në Ekuador. Denis Matoshi alias Elti Dizbari i arrestuar në Dubai, mbante kontakte me të gjitha klanet që shpërndanin kokainën në të gjithë Evropën, duke përfshirë grupin Holandez që u godit në fund të vitit 2017.

Ata gjenin hapësira të fshehura

Kompania Bello bënte biznes direkt me Amerikën e Jugut, duke dërguar kokainë në portet e Antëerpen, Roterdam dhe Hamburg. Nga atje, degët lokale të organizatës shpërndanin më tej vetë ngarkesat. Ata shpesh i fshihnin ngarkesat në hapësira të fshehura në makina, të tilla si në hapësirën e jastëkut në anën e pasagjerit ose nën dysheme. Anëtarët e organizatës jetonin në Europë, shpesh në apartamente të shtrenjta me garazhe të brendshme parkimi dhe komunikonin përmes mesazheve të koduara. Fakti që shqiptarët kanë ndryshuar ligjërisht emra disa herë i ndërlikoi akoma më shumë hetimet.

Si fshiheshin paratë

Në një hapësirë ​​të fshehur në bagazhin e një makine të përdorur nga organizata, policia e Amsterdamit gjeti 1.4 milion euro. Hapësirat gjendeshin me zgjuarsi ndërsa ndonjëherë ishin të hapura vetë me anë të një sistemi hidraulik. Hetimi ndërkombëtar për operacionin Los Blancos u drejtua nga Firence, ku sindikata kishte selinë e saj europiane.

Autoritetet italiane flasin për ‘organizatën më të madhe të krimit shqipfolës ndonjëherë’ me një model biznesi të sofistikuar që mbulonte të gjithë zinxhirin e tregtisë së kokainës. Fitimet e kanalizoheshin sistemit fillestar kinez ‘fei ch’ien’, një sistem bankar nëntokësor i ngjashëm me bankat “hawala” që nuk lë gjurmë./abc news

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

7 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

8 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

8 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago