Categories: Uncategorized

Media pranë Erdoganit: Turqia rrëzoi marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi

Mediat turke kanë reaguar sërish në lidhje me negociatat për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë duke risjellë në vëmendje rrëzimin e marrëveshje së vitit 2009 nga Gjykata Kushtetuese.

Madje, mediat turke theksojnë se ishte ndërhyrja e autoriteteve të Turqisë ajo që çoi në rrëzimin e marrëveshjes së detit “duke i dhënë kështu fund planeve të Greqisë në detin Jon“, shkruan albeu.com.

“HaberTurk”, media pranë qeverisë në Turqi i rikthehet sot këtij episodi të vitit 2009 duke theksuar se autoritetet turke njoftuan autoritetet shqiptare duke iu thënë tekstualisht se “Greqia po ju mashtron”.

Ndër të tjera, HaberTurk shkruan:

Ekspertët konfirmojnë se Greqia synoi të përdorë të njëjtën skemë edhe me Shqipërinë, duke i njohur ishujve shumë pranë territorit një Zonë Ekskluzive Ekonomike të barabartë me tokën. Përballë kësaj situate ne njoftuam palën shqiptare duke bërë që Greqia të mos marrë asnjë rezultat nga një tentativë e tillë. Pas anulimit të marrëveshjes me Shqipërinë, Greqia ktheu sytë nga zona detare në jug të Kretës duke kërkuar për gaz.

HaberTurk i referohet një interviste të dhënë nga Admirali turk Cicaht Yayci, i cili është edhe arkitekti i planit “Atdheu Blu”, përmes të cilit Turqia shpall Zonë Ekskluzive Ekonomike në një pjesë të mirë të Egjeut.

Në intervistën dhënë HaberTurk-ut në qershor të këtij viti, Yayci është më i drejtpërdrejt në këtë drejtim duke theksuar:

Ne e njoftuam palën shqiptare duke iu thënë se “Greqia po i mashtronte”. Në fund, edhe pse marrëveshja u nënshkrua, Shqipëria i tha Greqisë se “ishujt e tu nuk mund të kenë të njëjtin ndikim në Zonën Ekskluzive Ekonomike me tokën time” duke e çuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi.

Gjithçka nga media pro qeveritare turke rikthehet pas debatit mes kryeministrit Rama dhe firmëtarës së marrëveshjes së detit me Greqinë, të rrëzuar, Dora Bakojanis.

Pjese nga intervista e Admiralit turk Cihat Yayci
Në debatin e sotëm, Bakojanis i tha Ramës së marrëveshja e vitit 2009 u rrëzua përmes ndikimit të Erdoganit.

“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë të mëdha. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë”, deklaroi Bakojanis duke nxitur reagimin e Ramës.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se ai nuk kishte kontakte në atë kohë me Erdoganin. Madje, Rama këmbënguli se e kishin çuar marrëveshjen e detit në Gjykatën Kushtetuese pas debatit të nisur në shoqërinë civile.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë se kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte kryeministër i Turqisë. Ne ishim partia kryesore e opozitës ne vendosëm ta çonin më Gjykatën Kushtetuese, kishte një debat me shoqërinë civile“, tha Rama.

të fundit

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…

17 minutes ago

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

35 minutes ago

Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…

54 minutes ago

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që…

2 hours ago

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…

2 hours ago

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

3 hours ago