Categories: Uncategorized

“Më vuri pistoletën te goja”, si u kërcënua gjyqtarja që kishte në dorë dosjen “Shullazi”

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha.

Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”.

Kjo është dëshmia e bashkëshortit të Saida Dollanit, anëtares së gjykatës së Posaçme të Apelit, dhënë prillin e 2019, kur ajo kishte në shqyrtim dosjen ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij të dyshuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shkruan “BalkanWeb”.

Kërcënimi i bashkëshortit të gjykatëses vuri në lëvizje policinë dhe menjëherë për rastin nisën hetimet. Po ndërsa prokuroria kryente veprime në procesin ndaj Shullazit regjistroheshin debate të forta mes të dyshuarve dhe gjyqtares Dollani, të cilën e akuzonin se me çështjen e tyre po kalonte vettingun.

Në fakt, hetimet për kërcënimin nuk dhanë rezultat, përderisa dhjetë muaj pas ngjarjes së pretenduar prokurorja Ida Ahmetlli iu drejtua gjykatës së Tiranës me kërkesën për pushimin e çështjes.

Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Doillani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.

Kërkesa e prokurores Ahmetlli u rrëzua nga gjykata e cila vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme. Gjykata konstatoi se ka mangësi në hetimin e rastit dhe për këtë i la detyra konkrete prokurores së çështjes. Ndërkohë Saida Dollani është larguar nga kryesimi i trupës që shqyrton dosjen “Shullazi”.

Madje në procesin ndaj emrit të shumëpërfolur të botës së krimit, është krijuar një ngërç ligjor që ende nuk ka gjetur zgjidhje. Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve. Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

7 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago