Categories: Uncategorized

Më thuaj ç’dhimbje barku ke, të të them ç’nuk shkon me ty

Dhimbje, djegie, therje barku? Më poshtë zbuloni se ç’po përpiqet t’ju sinjalizojë trupi juaj.

Nëse ndiheni të fryrë dhe keni vazhdimisht një dhimbje në zonën e ilustruar në figurë shkaktarë mund të jenë të ngrënit shpejt, pijet e gazuara, birra, fasulet ose produktet e qumështit, të cilat shkaktojnë formimin e gazrave në stomak. Si mund të shpëtoni nga e gjitha kjo? Ruani një dietë të shëndetshme dhe të pasur ushqimore, ndërkohë që një pilulë me vaj menteje është mëse e këshillueshme.

Të lidhura

None found

Besojmë e keni parasysh për ç’gjendje po flasim; atëherë kur ndjeni një djegie “në zemër”, siç përgjithësisht shprehemi dhe bashkë me të një shije aciditeti në fyt. Shkak mund të jetë alkooli, veçanërisht vera e kuqe, ushqimet me yndyrë, erëzat, çokollatat apo qepa. Zgjidhja? Përpiquni të ngriheni nga tavolina pa u ndjerë të tejngopur dhe hani 5- 6 vakte të vogla gjatë ditës.

Ulcera mund të jetë arsyeja kryesore e dhimbjes së fortë ose më mirë ndjesisë së therjes në pjesën e sipërme të barkut dhe në stomak. Problemi në fjalë shoqërohet me humbje të pashpjegueshme në peshë, të vjella dhe dhimbje gjoksi. Faktorët që ndikojnë janë duhanpirja, alkooli dhe përdorimi i shpeshtë i ilaçeve kundër inflamacionit. Përpiquni të hiqni dorë nga gjithë çfarë u përmend më sipër.

Shtrëngimet në fundin e barkut dhe fryrja janë simptomat kryesore të një sistemi të ndjeshëm tretës. Kështu ose rrezikohet të shkaktohet kapsllëk ose diarre.

Situata në fjalë njihet ndryshe si Irritable Bowel Syndrome dhe ende nuk dihet shkaktari kryesor i saj. Mendohet se mund të jetë edhe një mosfunksionin i komunikimit mes trurit dhe traktit gastrointestinal. Ndaj përpiquni të kuptoni se kundrejt cilave ushqime jeni të ndjeshëm dhe konsumojini sa më pak.

Dhimbja therëse, shoqëruar me diarre, të vjella, dhimbje muskujsh, koke dhe temperaturë të ulët nënkupton se mund të jeni infektuar nga një bakter në ujë, ushqim, peshqirë, aksesorë e të tjerë. Për këtë arsye vaksinohuni, lajini duart mirë para se të hani dhe kujdesuni për higjienën personale.

Dhimbja në mesin e barkut, shkurt dhimbja e stomakut shpesh nënkupton një intolerancë ndaj laktozës. Nëse përjetoni vazhdimisht diçka të tillë, konsultohuni me një specialist.

Diarreja kronike, fryrja dhe gazrat janë shenja të intolerancës ndaj glukozës. Po kështu edhe problemet me lëkurën, depresionin, humbjen e pashpjegueshme në peshë, dhimbjet e barkut. Çfarë rekomandohet? Të kryeni analizat specifike!

Dhimbja në anën e djathtë të barkut (pjesa e sipërme) sinjalizon gurin në tëmth (po kështu: dridhje, ethe). Shkaktarët mund të jenë: obeziteti, shtatzënia, yndyrnat ose të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë. Për këtë arsye tregoni kujdes ndaj aktivitetit fizik dhe ushqyerjes.

Ndërkohë dhimbja po në anën e djathtë të barkut, por në pjesën e poshtme nënkupton appendicitis- in (së bashku me ethet, temperaturën, gazrat).

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

3 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

4 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

4 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

4 hours ago