Categories: Uncategorized

Mjeku italian: Ka infermierë që marrin 13 euro në ditë dhe nuk janë të siguruar

Doktori italian Carlo Palermo , Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Personelit Mjekësor në Itali në një intervistë ekskluzive për RTV Ora dhe emisionin “Tempora” ngriti shqetësimet e personelit mjekësor në Itali.

Por doktori italian ka denoncuar faktin se ka mjaft mjekë e infermierë që janë marrë në punë në këtë situatë emergjence me kontrata afat shkurtra e të paguar keq

Doktori italian Carlo Palermo: “Operatorët sanitarë janë të vetmit që pas një kontakti me një person pozitiv me koronavirusin nuk lejohen të shkojnë në regjim karantine, nuk ua lejon as normativa e gjendjes së emergjencës së COVID 19 pasi struktura spitalore në Itali kanë një mungesë shqetësuese të organikës së personelit mjekësor.

Nëse të gjithë mjekët e infermierët në kontakt me pacientët pozitiv do t’i nënshtroheshin testimit të tamponeve duhet të mbylleshin reparte të tëra në spitale. E mendoni, mjekë dhe infermierë që çdo ditë përballojnë vdekjen e tyre pas kontakteve me pacientët e tyre. Janë mjekë e infermierë që kanë frikë të kthehen në shtëpi se infektojnë fëmijët e tyre, janë mjekë e infermierë që kthehen dhe në priftërinj për pacientët që po shkojnë drejt vdekjes. Janë në një stres të fortë emotiv që ka çuar në vetëvrasjen dhe të 2 infermierëve e kemi sinjale të forta shqetësuese dhe për kolegë të tjerë në fronin e linjës së parë në spitale.”

Po pse kaq shumë viktima mjekë e infermierë në Itali? A nuk duhet të ishin ata më të mbrojturit që duhet të mbronin dhe pacientët?

Doktori italian Carlo Palermo: “Rreth 70% e mjekëve viktimë ishin mjekë familje, e që u infektuan ndërsa ende nuk ishte e njohur si epidemi dhe mendonim se ishte një grip i thjeshtë. Janë mjekë familje që kanë vizituar pacientët në studiot e tyre apo në shtëpi. E pas tyre u shtuan dhe mjekët e spitaleve që infektohen nga pacientë në terapi intensive apo dhe nga ata me jo me simptoma. Italia, u shfaq e papërgatitur për të përballuar një epidemi të tillë. Përballë një rreziku të tillë biologjik me nivel 3, pati një nënvleftësim të mjeteve mbrojtëse individuale e favorizuar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Italia qe vendi i parë që përballoi këtë emergjencë e askush nuk e imagjinonte të ishte kaq agresiv. Simptomat ishin mjaft të ngjashme me një grip të thjeshtë e pa dyshim pati vonesa në masat mbrojtëse, pati mungesa në rezervat me instrumentet e mbrojtjes personale për mjekët, patëm mangësi në shtretër të terapisë intensive. E kjo e fundit pasojë e një krize financiare 10 vjeçare në sistemin e shëndetësisë rrjedhë e krizës ekonomike që prej 2008.”

Por doktori italian ka denoncuar faktin se ka mjaft mjekë e infermierë që janë marrë në punë në këtë situatë emergjence me kontrata afat shkurtra e të paguar keq

Doktori italian Carlo Palermo: Marrin 40 euro në ditë e madje ka dhe infermierë që marrin 13 euro në ditë, e punojnë pa u paguar sigurimet shoqërore, e pa mbrojtjen e sindikatave. Është një situatë e pa pranueshme për ne e si sindikatë e kemi denoncuar e po hetojmë duke mbledhur të dhënat mbi të gjithë këta mjekë e infermierë të nënpaguar qe supozojmë se janë rreth 2000-2500”

Kreu i sindikatës së mjekëve dhe infermierë italianë informoj se familjet e mjaft prej viktimave e të infektuarve në këtë kategori kanë hedhur në gjyq e denoncuar autoritetet italiane si përgjegjës penal e civil të humbjes së të dashurve të tyre apo të infektimit.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

56 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

1 hour ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

2 hours ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

2 hours ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago