Categories: Uncategorized

Nga nesër më shumë kohë për të dalë, nis lehtësimi i masave në vend (FOTO LAJM)

Nga e hëna qytetarët do të kenë në dispozicion 2 orë për të dalë në pazar!

” Nisur nga zhvillimet e javes se fundit, nga vleresimi dhe analiza e te dhenave dhe situaten e epidemise ne vend, komitetit teknik I eksperteve ka hartuar strategjine e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme per popullaten dhe sherbimet esenciale.
Kjo strategji parashikon kater faza per lehtesimin gradual te masave, qe lidhen ne menyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e perhapjes se tij.
Do tw tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshem, duke vleresuar kurben epidemiologjike, shperndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmerine e infeksionit si dhe perballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19.

Të lidhura

None found

Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.

Ashtu sic kemi lajmeruar, te henen ne date 27 prill do te lejohen te ushtrojne aktiviteet bizneset si me poshte:

Dyqanet e veshjeve
Të tekstileve
Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
Shërbimi Taxi
Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotesuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Lista e protokolleve te sigurise te pergjithshme dhe specifike sipas klasifikimit te riskut per bizneset e siperpermendura gjendet ne portalin e-albania dhe eshte e detyrueshme per cdo biznes te hapur.

Ne kuader te lehtesimit gradual dhe te kujdesshem te masave, bazuar ne vendimin e komitetit te eksperteve, nga dita e hene date 27 prill, do te filloje lehtesimet e posatcme per levizjen ne “zonat e gjelberta”.
Jane klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.
Zonat si me poshte:
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.

Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.
Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.

Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.
Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet.
Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!’, tha Manastirliu.

të fundit

Pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan, Alban Hyseni thërret Këshillin Komunal për Siguri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…

6 minutes ago

Murataj vendos fitoren e Vllaznisë ndaj Dinamos me eurogol: “Shyqyr që fituam

Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…

12 minutes ago

Zelensky denoncon sulmet ruse ndaj energjisë pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

17 minutes ago

Evropa nën presion të shumëfishtë: borxhi, protestat dhe zgjedhjet vendimtare përballë nëntë vendeve

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

17 minutes ago

Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ata luftuan më shumë, ndërsa golat kërkojnë sakrificë

Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…

24 minutes ago

Greqi/ 58-vjeçari shqiptar goditet me th*kë në banesë, policia kërkon 17-vjeçarin e dyshuar

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…

24 minutes ago