Emisioni “Historia ime”, solli ditën e sotme historinë e një gruaje 35-vjeçare nga Tepelena. Ajo ka treguar në studio vështirësitë për rritjen e djalit të saj të sëmurë si një nënë e vetme. Bashkëshorti i kërkoi divorcin pasi mësoi sëmundjen e djalit dhe që prej asaj dite nuk është interesuar më për të.
Prej 11 vitesh, Suzana po përballet e vetme me sëmundjen e djalit të saj dhe i duhet të punoj shumë, madje dhe me orë shtesë për të mbajtur familjen.
Rrëfimi i saj mes lotësh ka emocionuar edhe drejtuesen e emisionit, Mirela Milori.
Si është dita jote?
Suzana: E lodhshme punoj në rrobaqepsi, 8 orë janë oraret bazë, punoj dhe me orë shtesë.
Që të paguhesh më shumë?
Suzana: Po, që të arrij të marr diçka më shumë. Shkoj në shtëpi merrem me çunin. Më pret duke qeshur sa më dëgjon zërin. Se kur i flet arrin të kuptojë, kur je e mërzitur, ai i mërzitur, kur i qesh fillon qesh dhe ai. Natën pastaj prapë rri me të, sidomos fillimet kanë qenë dhe natë dhe ditë i rrija pranë, se nuk e zinte gjumi nga krizat. Tani kanë rënë, por prapë ka ato shqetësimet e veta.
Ti je shumë e re, ke menduar të kesh një martesë tjetër si e sheh?
Suzana: Kam patur shumë frikë për një lidhje tjetër.
Po pse?
Suzana: Jam lidhur shumë pas djalit.
Ndoshta një lidhje që të ndihmojë dhe ty dhe djalin?
Suzana: Se kam menduar, kam patur kërkesa, por s’kam pranuar!
Mirela Milori: Do ta vazhdoj rrëfimin natyrisht me Suzanën, por të marrim pak veten se na emocionove!/tvklan.al
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…