Categories: Uncategorized

Me kafkë dhe aortë të çarë, del ekspertiza për Florian Lamçen

Është zbardhur shkaku i vdekjes së Florian Lamçes, i cili u vra mëngjesin e djeshëm në qytetin e Elbasanit, ku një nga të dyshuarit është Sokol Sanxhaktari. Për këtë të fundit prokurori Kreshnik Ajazi kërkon masën e arrestit me burg, nën akuzën e vrasjes.

Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l por po i bëhen dhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin edhe të narkotikëve.

Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë që nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.

Është zbardhur dëshmia e Sokol Sanxhaktarit, i cili shprehet se nuk e mban mend as se pse e ka qëlluar Lamçen, dhe as se pse viktima i është përgjigjur, ndërsa shton se bashkë me ta në tavolinë ka qenë dhe Ardiano Hajdari.

“Jam i shokuar, me të kemi qenë shumë shokë. Kemi frekuentuar disa lokale natën vonë, dhe kemi konsumuar shumë alkool. Nuk e kujtoj as se pse më qëlloi dhe as pse e qëllova. As tani nuk e besoj atë që ka ndodhur. Në takim bashkë me ne ka qenë Ardiano Hajdari”, është shprehur Sanxhakatari.

Mësohet se në momentin kur është dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari ka qenë i pavetëidjshëm, dhe dyshimet e grupit hetimor janë që ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Sanxhaktari është dhëndri i ish kryebashkiakut Qazim Sejdini, ndërkohë që viktima Florian Lamçe, dyshohet si një vrasës me pagesë.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi. Mësohet se ata kishin pirë alkool tërë natën me njëri-tjetrin dhe në rrethana ende të paqarta ata kanë nisur të konfliktohen me sende të forta e shishe teksa kanë qenë të gjithë nën ndikimin e alkoolit.

Për pasojë të tre personat, përfshi dhe autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë. Ata aktualisht ndodhen në komisariatin e Elbasanit, ndërsa ka qenë e pamundur marrja e dëshmisë së tyre, pasi ende nuk iu kishte dalë pija.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago