Categories: Uncategorized

“Më ka humb gruaja”, historia e dhimbshme e çiftit që Rama talli publikisht (FOTO & VIDEO)

Më 26 nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë që mori 51 jetë. Ndërkohë që mori gjithë jëtë të pafajshme, tërmeti shkatërroi mijëra banesa.

Një ndër familjet e shkatërruara është dhe familja e Kastriotit, i cili u bë i njohur nga batuta e kryeministrit Rama i cili e “talli” atë pasi i kërkoi t’i gjente bashkëshorten.

Sonte është i ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” duke i kërkuar bashkëshortes së tij të kthehen bashkë, por duke thënë që nuk pranon që të jetojë në hotel, aty ku gjendej bashkëshortja e tij.

“Unë e dua, për mua është mbretëreshë ajo, për mua ka bërë gjithshka por nuk jetoj në hotel”- kështu u shpreh ai në studion e Top Channel.

Bashkëshortja e tij, hodhi poshtë aludimet se ajo e kishte braktisur pas tërmetit duke deklaruar se thjeshtë kishte kërkuar strehë për vetë dhe djalin e tyre.

Në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik.

Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike familja Gjonaj kishin ndryshuar vendbanimin disa herë. Prej disa vitesh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme.

Në këto kushte Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish sëbashku, pasi sipas tij nuk mund të jetonin në hotel sepse e kishte të vështirë që të përshtatej. /albeu.com/

të fundit

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother…

14 minutes ago

Nga fronëzimi i Papës në tryezën ekonomike, J.D. Vance, Meloni dhe Von der Leyen bisedime në Romë për rifillimin e negociatave tregtare BE-SHBA

Të dielën, në Romë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von…

25 minutes ago

Kievi ngre alarmin: Rusia planifikon të lëshojë sot një raketë balistike ndërkontinentale

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të kryejë një lançim të një rakete balistike…

34 minutes ago

Festoi 43-vjetorin e lindjes, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani publikon foton familjare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 43-të. Ajo ka marrë urime të…

1 hour ago

“S’kam detyruar askënd”, u zgjodh më i votuari në Tiranë, flet për herë të parë Blendi Gonxhja: Nuk u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpia

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi…

1 hour ago

Tërmete edhe në Maqedoninë e Veriut, ndihen në Ohër dhe Strugë

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa tërmete. Epiqendrat…

1 hour ago