Categories: Uncategorized

Më i madhi i kapur deri tani, koloneli në Dubai rrëfen si u kap bosi shqiptar i kartelit të kokainës

Denis Matoshi ose Eldi Dizdari u arrestua dy ditë më parë në Dubai në kuadër të operacionit “Los Blancos”, që goditi kartelin shqiptar më të madh të kokainës që është zbuluar deri tani.

Lidhur me këtë arrestim të Dizdarit, koloneli Saeed Al Qamzi nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait ka treguar se pas informacioneve nga Italia, shqiptari po mbahej në monitorim për cdo lëvizje që bënte.

“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendndodhjet e trafikantit të drogës dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e arrestuam sapo morëm konfirmimin”, tha koloneli Al Qamzi, ndërsa shtoi: “Së bashku me kriminalët e tjerë i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare”.

Koloneli shpjegoi se Eldi Dizdari do t’i dorëzohet autoriteteve italiane të Interpolit.

Shefi i policisë së Dubait gjithashtu vlerësoi përpjekjet e bëra nga departamenti i përgjithshëm i ekipit të hetimeve, i cili lokalizoi, gjurmoi dhe ndaloi të dyshuarin, shkruan panorama.

“Një ekipi oficerësh elitë iu caktua detyra menjëherë pasi shkëmbyen informacionin e nevojshëm me autoritetet italiane dhe Interpol” tha gjeneral majori Al Mansouri.

të fundit

Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

7 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

15 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

42 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

58 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago