Categories: Uncategorized

“Më fiksoi në shkollë”, flet 15 vjeçarja e abuzuar nga 65 vjeçari në Tiranë

15 vjeçarja e cila është abuzuar nga 65 vjeçari i cili madje edhe e ka filmuar edhe e ka shpërndarë videon e turpshme me disa të rinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet dhe ai ka qenë roje në një shkollë në zonë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhej më në këtë detyrë.

Të lidhura

None found

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e dhënë nga vajza 15 vjeçare, e cila thekson se 65 vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë.

Madje sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.

Policia arrestoi sot 65 vjeçarin dhe tre të rinj të tjerë, pasi akuzohen se abuzuan seksualisht me të miturën duke i bërë shantazh përmes videove intime.

Fillimisht ka qenë 65 vjeçari që ka abuzuar me vajzën duke filmuar gjithçka, pamje të cilat më pas ia ka shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët gjithashtu përmes shantazhit se do t’i publikonin ato imazhe kanë abuzuar me të.

Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj duke shkuar menjëherë në rajon.

Policia është duke hetuar mbi raste të tjera të ngjashme abuzimi nga 65 vjeçari për shkak se kishte qenë roje shkollë disa kohë më parë, nisur edhe nga deklaratat e të miturës se si ngacmonte edhe vajza të tjera.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago