Fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri.
Kjo deklaratë është bërë nga kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.
“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave.
Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes.
Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, tha Brataj në një intervistë për A2.
Ai shtoi se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një mbyllje tjetër.
Izolime të pjesshme në qytete apo shërbime të caktuara mund të ndodhin vetëm nëse sistemi shëndetësor është në prag kolapsi.
Por kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se nuk do të përjetojmë situatën që kaloi Italia me koronavirusin dhe kjo për shumë arsye.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…