Categories: Uncategorized

Me diabet dhe e operuar, gjyshja e hekurt 81-vjeçare mposht koronavirusin

82-vjeçarja Armanda Bottini Campolunghi arriti të “rrahë” koronavirusin brenda një jave.

Mjekët e spitalit San Matteo në Pavia, ku gruaja ishte shtruar në spital, e quanin atë “gjyshen e hekurt”.

Të lidhura

None found

Familjarët e Armanda, e cila vuante nga diabeti i tipit 2 dhe që iu nënshtrua një rehabilitimi të gjatë pas një frakture në gju, u alarmuan pasi gjyshja filloi të shfaqte simptomat e para më 26 shkurt: të vjella dhe ethe.

“Ju mund ta përballoni këtë sëmundje, ashtu si bëri gjyshja ime edhe shumë të tjerë munden “, tha sot nipi i saj Mattia Cagnazzi.

E ve prej disa vitesh, Armanda ka jetuar në Borghetto Lodigiano që nga dhjetori pasi kishte jetuar për gjithë jetën në Chignolo Po, një qytet në provincën e Pavisë.

Kur u ndje keq ishte me familjarët, të cilët të shqetësuar, menjëherë thirrën stafin mjekësor.

Gjyshja u dërgua më pas në spitalin San Matteo në Pavia. Në fakt, nuk ishte e mundur që të shtrohej në spitalinë të afërt Maggiore di Lodi, sepse në atë kohë nuk kishte vende të mjaftueshme.

“Prindërit dhe unë u alarmuam për gjendjen e gjyshes time – thotë Mattia, 23 vjeç.

“Ajo është një grua e moshuar, e cila sapo kishte dalë nga një rehabilitim i gjatë pas një operacioni në gju, si dhe vuan nga një sëmundje kronike. Kur mjekët na thanë që tamponi ishte pozitiv për koronavirusin, ne filluam të përgatitemi për më të keqen. Dëgjonim gjithçka që thuhet për këtë virus dhe duke lexuar gazetat ishim shumë të shqetësuar që nuk do t’ia dilte. ”

Por gjyshja, nga ana tjetër, triumfoi mbi sëmundjen duke arritur të rikuperohet, shkruan Ora news.

“Në disa aspekte ishte gjithashtu një surprizë për mjekët që na informuan në telefon për gjendjen e saj klinike çdo ditë. Gjyshja ime reagoi ndaj trajtimeve, kryesisht të përbëra nga antiviralë, në mënyrën më të mirë dhe me forcë, një përcaktim të njohur edhe nga mjekët. Tani na është thënë se gjendja e saj është mjaft e mirë dhe se tamponi ishte kthyer negativ.

Kështu që nga koronavirusi, dhe gjyshja ime e provoi, mund të shëroheni. Ne mezi presim ta përqafojmë”.

të fundit

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike shqetësojnë Europën: si ndryshohet temperatura nga distanca dhe çfarë masash duhen marrë

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

9 minutes ago

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet amerikane, Musk bën shaka për «lazerët hapësinorë

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

9 minutes ago

Fishekzjarrët mbi De Kuip ndërpresin përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…

10 minutes ago

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

15 minutes ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

15 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

19 minutes ago