Sinjalizimi i policisë nga qytetarët ka çuar në pranga një 26 vjeçar në Kamzë, i cili mbante armë pa leje. I riuë shtë kapur në rrugën “Demokracia” përmes operacionit “Manreka”.
Pas arrestimit, të riut i është kapur një armë zjarri dhe fishekë.
“Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Manreka”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Njoftimi i plotë
Policia godet një tjetër rast të armëmbatjes pa leje.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Manreka”.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë marrë informacioneve në rrugë operative se në Bathore, në rrugën “Demokracia”, një shtetas qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri.
Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Manreka”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…
Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…