Categories: Uncategorized

“Mbyllur në Surrel”, Rama u përgjigjet kritikëve: T’a qepin gojën! (VIDEO)

“Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllen në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë…”

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të PD-së, se po kalon më shumë kohë në shtëpi se sa në zyrë duke punuar.

Rama iu drejtua opozitës me fjalët “duhet ta qepin gojën në këtë kohë lufte”.

Deklarata e Ramës:

Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllen në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë’. Realisht është kulmi, që në këtë kohë kolere shpifjet dhe brockullat vazhdojnë.

Nuk jam tipi i dukjeve se nuk më ka munguar dukja, pikë e zezë. Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombave.

Sot humbi jetën një 43-vjeçar, që nuk vuante nga sëmundje kronike. Ngushëllime familjarëve. Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm.

Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim.

Shiheni ç’ndodh në botë, me kapacitete shumë më të mëdha po mendojnë për kapacitete sipërfaqe të varreve pasi nuk përballin dot agresionin progresiv dhe marrjen e frymës vetëm me spitale.

Ne u futëm shpejt në llogore, dhe është turp të humbasim këtë avantazh për mustaqet e Çelos. Kush e ka menduar që kjo luftë do mbarojë pa humbje jetësh e ka gabim.

të fundit

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

5 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

5 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

6 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

6 hours ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

6 hours ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

7 hours ago