Categories: Uncategorized

Mbyllja e kufirit, ministri grek kërkon punëtorë shqiptarë: Po na falimenton bujqësia!

Ditën e sotme ministri grek i bujqësisë Makis Vorodhis, ka deklaruar se qeveria është shumë e shqetësuar lidhur me situatën e krijuar mbas mbylljes së kufijve, pasi nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, fermerët greke të fruta- perimeve rrezikojnë të falimentojnë duke çuar dëm prodhimin e frutave të këtij viti. Sipas tij, kjo do të ishte një goditje e madhe për ekonominë e Greqisë.

I pyetur nga gazetarët, për të dhënë më shumë hollësira se përse rrezikon që kjo të ndodhë, ministri Voridhi deklaroi, se ky rrezik ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbylljen e kufijve me Shqipërinë pasi prej vendit tonë Greqia furnizohet më së shumti me punonjës sezonalë në bujqësi.

Të lidhura

None found

“Jemi të shqetësuar, sidomos për periudhën mbas këtij muaji dhe fillimit të majit, pasi janë mbyllur kufijtë me Shqipërinë, prej nga ku vijnë shumica dërrmuese e punonjësve të kualifikuar të tokës. Ne po punojmë që të gjendet formula dhe ata të vijnë, por duke bërë kujdes edhe për masat e profilaksisë për të shmangur përhapjen e virusit.

Ata vijnë të organizuar, kuptohet që ne do ta bëjmë shumë të thjeshtë procedurën. Mirë do ishte që për pak ditë të hynin në një formë karantine, ose të bënin tamponin për të qenë të sigurt dhe pastaj të dalin në fusha.

Fermerët janë dakord për këtë,ndërkohë që ne po organizohemi me insititutin e epidemiologjisë për t’i bërë këto teste. Ajo që do të duhet dhe është urgjente, është një marrëveshje me Shqipërinë, që hapja e kufijve të bëhet në bashkërendim me ruajtjen e masave të kontrollit”, deklaroi Voridhis.

Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin e bujqësisë dhe po kaq edhe në sektorin e turizimit

Në shumicën dërrmuse të tyre, forcat e krahut janë nga Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria. Edhe pse në vend ndodhen më shumë se 40.000 emigrantë sirianë dhe nga vendet e Afrikës veriore, ata refuzojnë të punojnë në këto sektorë dhe preferojnë të marrin pagesën prej 400 euro për familje, që ua mundëson mekanizmi mbështetes për refugjatët e luftës.

Nëse Shqiperia nuk hap kufijtë, atëherë do të mbeten pa vjelë mijëra hektarë fruta të stinës, pjeshkë, kajsi, qershi,dhe pa mbjellë mijëra hektarë me perime të stinës.

Lidhur me këtë situatë kanë reaguar shoqatat e fermerëve në veri të vendit,por edhe në Kretë, Larisa dhe Peloponez, zona në të cilën punësohen mijëra punonjës sezonale çdo vit, kryesisht shqiptarë.

të fundit

Erion Veliaj i shpall luftë Ramës: Ja çfarë bisedova me Tonin Gogun

Erion Veliaj ka reaguar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mohuar se ka organizuar apo financuar protestat.…

12 minutes ago

Hoti dhe Thaçi bisedojnë për vlerat e Luftës Çlirimtare dhe shërbimet sociale në Obiliq

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil…

12 minutes ago

Biletat e avionit mund të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027

Udhëtimet me avion drejt destinacioneve evropiane pritet të kushtojnë më shumë gjatë vitit 2027. [...]Read More...

19 minutes ago

Prattipati dhe Konjufca bisedojnë për forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA

rajonal dhe sigurinë.,,shto teks E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati,…

24 minutes ago

Weapons, ammunition and a hand grenade seized during a raid in Skopje

MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup, ku janë zbuluar armë, fishekë."SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S.…

26 minutes ago

President Justina Shiroka Pula meets Gerard McGurk, head of the OSCE Mission in Kosovo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…

27 minutes ago