Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim mbi lëvizjet e qytetarëve shqiptarë në kalimin e kufirit me shtetin grek.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 20:00 deri në orën 06:00 Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.
Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06;00 deri në orën 20:00.
Njoftimi i plotë:
🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍♂️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷.
🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣. 🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura 🛂⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare 🇦🇱 që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar 🚧🛂.
🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi🇬🇷 nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🚧🛂, do të karatinohen për 7 ditë. ✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.
⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi. 🔵 Policia e Shtetit 👮 🇦🇱 apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 😷.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…