Categories: Uncategorized

Mbyllen 13 degë të tjera në Universitetin e Elbasanit

Këtë vit t% ri akademik, në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. Thuajse gjysma e studentëve me një shifër prej 468 janë regjistruar në degët e Infermierisë duke e bërë këtë fakultet lokomotivën e këtij Universiteti.

Ndërkohë në fakultetet e tjera situata është e zymtë. Janë plot 13 degë që mbyllen dhe 10 të tjera që shpresojnë tek raundi i dytë. Situata më katastrofike është në fakultetin e shkencave humane, ku janë të sigurta për mbyllje pasi kanë nga 0 deri në 3 studentë të regjistruar degët: Histori dhe gjuhë gjermane, gjeografi dhe gjuhë italiane, gjuhë gjermane, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë shqipe dhe rome, gjuhë shqipe dhe frënge, biologji kimi, matematikë fizikë, fizikë kompjuterike, matematikë informatikë, edukim qytetar, filozofi sociologji.

Situata duket jo e mirë në mjaft degë të tjera që kanë 5 apo 6 te regjistruar ndoshta ndonjë më shumë por që nuk kapin numrin 10 që shpresojnë pedagogët për siguri në hapje. Këto degë janë: Gjuhë shqipe dhe letersi, histori dhe gjeografi, gazetari, gazetari dhe gjuhë angleze, operator turistik të gjuhës gjermane, logopedi, arsim fillor, arsim parashkollor, psikologji, ekonomi turizëm.

Mesatarja 7.5 i ka dhënë një goditje të madhe Universitetit të Normales duke e çuar drejt zhdukjes mësuesinë në “Aleksander Xhuvani. Fakulteti i Edukimit ka situatë pesimiste së bashku me atë të Shkencave humane dhe të Shkencave të Natyrës.

Fakulteti ekonomik dikur më i preferuari tani është në rënie të lirë. Fakulteti ku regjistroheshin çdo vit 900 studentë është në kuotën 185. As drejtësia e cila u reklamua aq shumë nuk i kaloi 50% te kuotave.

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

12 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

20 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

47 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago