Categories: Uncategorized

“Mbushet” spitali me pacientë: Shtohen rastet me lijë dhe zjarr nate

Shumë pacientë kanë mbushur spitalet, pasi janë prekur nga viruse të ndryshme.

Shefja e infektivit, Najada Çomo ka bërë me dije se janë shtuar disa raste të qytetarëve me shenja të virusit të lijës së dhenve dhe të sëmundjes së zjarrit të natës.

Të lidhura

None found

Ajo thekson se vetëm në këto ditë të para të 2020-ës, janë paraqitur tri qytetarë në ditë të prekur nga virusi i lijës së dhenve dhe të sëmundjes së zjarrit të natës.

Për median mjekja ka thënë se lija është infektuese, ndërsa për zjarrin e natës nuk duhet të ketë asnjë lloj meraku, pasi nuk përhapet.

“Kur ke 2 apo 3 do të thotë që numri është më i madh për arsye se të paktën lija e dhënëve është infeksion që përhapet nga njeriu te njeriu. Ndërsa zjarri i natës nuk përhapet. Një pjesë marrin mjekim dhe mjekohen në kushte shtëpie”, tha Çomo.

Nga ana tjetër, temperaturat e ulëta, kanë shtuar edhe rastet e gripit. Në urgjencë, paraqiten rreth 80 persona në dite.

“Janë dhe personat që kanë sëmundshmëri kronike që janë më vulnerabël për tu sëmurur nga infeksione të ndryshme, siç janë ato respiratore apo infeksione të sistemit nervor qendror, siç janë meningitet apo encefalitet për arsye se nuk janë sëmundje të lehta”, theksoi Çomo.

Ajo shprehet se janari pritet të sjellë një numër më të lartë të të infektuarve me grip, teksa këshillon qytetarët që të shmangin kontaktet me personat e sëmurë, shkruan Oranews.

Mjekja shprehet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe me ushqimet që konsumojnë gjatë festave, pasi intoleranca ushqimore, alkooli dhe temperaturat e ulëta, ndikojnë negativisht në gjendjen shëndetësore të njeriut.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

4 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

5 hours ago