Categories: Uncategorized

Mblidhnin kërmij, Elvis Naçi u shlyen borxhin fëmijëve dhe u gjen shtëpi e pension

Shlyerja e borxhit prej 10 milionë lekësh në bankë i riktheu buzëqeshjen zonjës Omeri.

Elvisi i tha punonjëses së bankës të përcaktonte motivacionin e transfertës së parave. “Ne kemi ardhur sot për të bërë një transfertë nga numri i llogarisë i fondacionit “Firdeus” në numrin e llogarisë së zonjës Omeri. Motivacioni të përcaktohet: larja e borxheve”, -thotë Elvisi.

Të lidhura

None found

Më të shlyer borxhin Elvisi, Fatma dhe gruaja Selvia shkojnë në banesë në fshatin Stroskë ku i presin fëmijët tek porta e shtëpisë.

Më të parë Elvisin dhe Fatmën ata emocionohen. Fëmijët i tregojnë Elvisit si mbledhin kërmij herët në mëngjes. Punën e nisin në orën 04.30 të mëngjesit. Një kilogram kërmij i marrin 50 ose 60 lekë të vjetra. Elvisi habitet kur i dëgjon. “Punojmë me shpejtësi një orë dhe pastaj nxitojmë të kapim shkollën” -thotë vajza.

Fatma bën një llogaritje të shpejtë, fëmijëve u duhet të mbledhin 70 kilogram kërmij për të blerë vetëm një thes me miell. “Unë vajzën Asjan e kam vetëm dy vjet më të vogël sesa ti, imagjino Asjan të mbledhë kërmij”,- thotë Fatma e prekur nga historia e Klaudios, Kristinës dhe Elizabetës.

“Do u japim fëmijëve një lajm të mirë, nuk ju ka hije që të zgjoheni aq herët dhe të mblidhni kërmij e pastaj të shkoni në shkollë. Çdo muaj do të keni një pension 500 mijë lekë të vjetra. Me kaq para besoj që është shumë më shumë se ajo që mbledhin fëmijët dhe ju lehtëson. Është i garantuar ky pension. Ne do na keni gjithmonë pranë jush. Fëmijët mos të mërziten. Ju nuk duhet të keni më nevojë të dilni. Ju jetoni në botën tuaj të bukur fëminore”,-u tha Elvisi fëmijëve dhe nënës së tyre.

Por një tjetër surprizë është rezervuar për fëmijët. Shtëpia e tyre e vjetër ka ndryshuar krejtësisht, Tashmë ajo është rikonstruktuar dhe e mobiluar. Hyrja në banesën e re plot dritë dhe të mobiluar i emocionoi fëmijët. Elvisi duke biseduar me Selvien e fton që të mjekohet në spitalin Continental pasi kjo e fundit i tha se nuk ndihej mirë.

“Eja në Tiranë dhe do të shkojmë tek spitali Continental, ky spital është blerë nga fondacioni “Firdeus” normalisht është me pagesë, por kemi edhe raste të veçanta, si rastet e emisionit, ti do vish ti bësh analizat pa pagesë. Duam ta konstatojmë. Ti nuk duhet të jesh e sëmurë ke tre fëmijë. Nesër eja dhe shkojmë kryejmë vizitat.

Besoj çdo gjë rregullohet”, -i tha Elvisi nënës së tre fëmijëve. “Falenderoj gjithë shqiptarët shumë, ju kam si babain tim”, i tha Kristina Elvisit.“Ju përqafoj shumë të gjithëve, nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë shtëpi” thotë Elizabeta./BW

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

6 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

7 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

7 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

7 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

7 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

7 hours ago