Categories: Uncategorized

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla kërkon bashkëpunim

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se integrimit evropian i vendit kërkon bashkëpunim të gjithëanshëm.

Balla shton se jemi në një moment të rëndësishëm pasi pritet të vendoset se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon zyrtarisht nisjen e procesit për anëtarësim në Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

“Kjo mbledhje zhvillohet në një moment të rëndësishëm të rrugës sonë evropiane. Jemi në prag të marrjes së një vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ky këshill i takon të përcjellë një mesazh inkurajues për këtë proces jetik.

Sot do të njihemi me njërin prej kapitujve, atë 23, i cili së bashku me atë 24 kanë rëndësi të veçantë. Duke pasur parasysh edhe rolin dhe lidershipin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, synojmë që të rritet sa më shumë transparenca dhe llogaridhënia.

Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon, atë të kontrolluesit të institucioneve të tjera. Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes institucioneve të përfshira në integrimit evropian. Kuvendi do të monitorojë zbatimin e planit të veprimit. Secili prej institucioneve ta lexojë me vëmendje planin. Nuk mund të pretendojmë, dhe është qasje e gabuar, nëse mendojmë që vullneti i mazhorancës dhe qeverisë është i pamjaftueshëm, duhet të jemi bashkë”, theksoi Balla.

Kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, përmendi raportet ndërkombëtare sipas të cilës tregojnë përkeqësimin e situatës së korrupsionit në vend.

“Indeksi i korrupsionit shënoi sërish përkeqësim. Sipas TIA, Shqipëria ka humbur 7 vende nga viti 2019. Raporti i DASH për klimën e investimeve për vitin 2020, e citon Shqipërinë si një nga vendet e vështira për të bërë biznes. Shqipëria është përfshirë sërish në listën gri për pastrimin e parave. Ne jemi i vetmi vend në rajon pa një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë, i cili po thuajse nuk ekziston.

Referuar reformën zgjedhore është kryefjala e takimeve të mbajtura së fundmi. Duke vlerësuar vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave, është vetëm nisja e një rrugëtimi shumë të gjatë”, tha ajo.

Zonja Hajdari tha se institucionet nuk kanë kompetenca të qarta për procesin e integrimit. “Plani i veprimit ka ardhur sërish në Kuvendin e Shqipërisë. Detyra jonë është që të biem dakord për këtë plan veprimi. E dyta, dua të tërheq vëmendjen për diçka tjetër. Ajo që mungon është një rregullore e brendshme se si organizohet dhe se si burojnë detyrat e secilës drejtori për të menaxhuar këto raporte. Do ishte e udhës që çdo institucion apo ministri të ketë rregullore të brendshme, në mënyrë që të kuptojmë kush i ka këto kompetenca”, theksoi ajo.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago