Kombet e Bashkuara bënë apel për 10.3 miliardë dollarë për të ndihmuar luftimin e pandemisë së koronavirusit.OKB
Thirrja bëhet për fondin më të madh ndonjëherë. Sipas tyre, deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë deri në fund të vitit, për shkak të ndikimit të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
None found
Paratë do të shfrytëzoheshin për vende me të ardhura të ulëta dhe të brishta.
Në apelin e parë për koronavirusin, në muajin mars, ato kanë bërë thirrje për dy miliardë dollarë.
Apeli i rishikuar është rekord, por, sipas OKB-së, vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat.
Nëse jo, bota përballet me një seri krizash, përfshirë miliona njerëz të uritur, paralajmëroi OKB-ja.
Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe të bie ekonomia, për shkak të masave të detyrueshme të izolimit.
COVID-19 ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 589,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar. REL
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së premtes ka nisur procesi…
Ushtarët nga Gjermania, Hungaria, Italia dhe Rumania, të cilët shërbejnë në kuadër të Batalionit Rezervë Taktik të Kosovës (KTRBN), kanë…
Gjykata Themelore në Manastir dënoi ish-drejtorin e TEC "Manastir", Pece Matevski, me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare…
Hetimi i deritanishëm për arratisjen e të akuzuarës Iva Mihailova ka treguar se ajo nuk është regjistruar as gjatë hyrjes…
Jensen Huang, i cili dha dorëheqjen si CEO i Nvidia dje, është thirrur në seancë dëgjimore nga Kongresi Amerikan, tha…
Boksieri iranian Mohammad Javad Vafaei Sani, i dënuar tri herë me vdekje dhe aktualisht i burgosur në Iran, është nderuar…