Categories: Uncategorized

Mbi 100 ditë i humbur, thirrje dëshpëruese nga Dibra për gjetjen e 18 vjeçarit

Prej më shumë se 3 muaj një djalë vetëm 18 vjec rezulton i zhdukur në Dibër.

Familja nuk i ka humbur shpresat për të gjetur të birin e tyre dhe bëjnë thirrje për ndihmë.

Të lidhura

None found

Sabit Pali, babai i Ardian Palit, 18-vjeçarit që është i zhdukur prej mëse 3 muajsh, i bën thirrje shtetit që të gjejë djalin e tij.

Samiti thotë se deri tani shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje, madje ka theksuar se as kryeministri Edi Rama nuk i ka kthyer një përgjigje.

“Ka tre muaj që më ka humbur djali në Korab. Për gjendjen e ekonomike të dobët mora edhe djalin dhe djali më humbi në Korab.

Aty isha duke mbjellë bimë mjekësore për t’i shitur, për të siguruar copën e bukës. I kam dërguar letër Presidentit, Meta më ka kthyer përgjigje.

I kam nisur letër edhe kryeministrit dhe nuk ka kthyer përgjigje, nuk e ka çarë kokën hiç. I bëj thirrje kryeministrit, presidentit dhe ministrit të Brendshëm që të merren sa më shpejt me këtë ngjarjen time.

Kam dashur të takoj ministrin e Brendshëm, por nuk kam mundur ta takoj dot. Unë nuk e di ku është, djalin ma ka kërkuar pala maqedonase, por pala shqiptare nuk ka bërë asgjë.

Më 20 maj djali më është zhdukur pas orës 11:00 dhe nuk di më asgjë. Nuk jemi lidhur më me djalin. Të nesërmen djalin shkoi me dhëndrin për për gjetur lule. U kthye dhëndri dhe më tha është tek çadra djali. Kur shkova tek çadra nuk e gjeta, sesi është zhdukur nuk e di”, është shprehur babai.

Kjo thirrje e të atit vjen pasi prej 3 muajsh nuk dihet asgjë për Ardian Palin, 18-vjeçarin nga fshati Dipjakë i Njësisë Administrative Sllovë në Bashkinë e Dibrës.

Që prej datës 20 Maj, Ardian Pali është në listën e personave të humbur, ndërsa në atë kohë për gjetjen e tij u angazhuan rreth 100 burra nga fshati Dipjakë, por nuk u gjet asnjë gjurmë e tij./albeu.com/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago