Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me aktivitetin e personave, punonjës të AKBN të akuzuar për shpërdorim detyre dhe “mashtrim me pasoja të rënda” “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” etj.
Mësohet se i shpalluri në kërkim Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST, ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën e kur janë konstatuar shkeljet shkruan abcnews.al.
Gradeci është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.
Ndërkohë i shpallur në kërkim është edhe Isuf Berberi biznesmen hidrokarburesh, edhe tek kompania “Fufarma”.
Siç raportohet mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është mbi 1 mln dollarë, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4 vjet e gjysmë.
Roli i zyrtarëve të akuzuar
-Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.
-Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh
-Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë
-Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.
-Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN.
Ekzekutimet e Vendimit të Gjykatës janë realizuar nga specialistët e krimit ekonomik në policinë e Tiranës.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…