Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar në lidhje me kapjen e lëndëve kimike të rrezikshme, ardhur në Vlorë me traget nga Italia.
Ai e ka cilësuar këtë si krimin më të rëndë ndërkohë që ka hedhur akuza se ata kanë bashkëpunuar me qeveritarë për këtë krim.
None found
Kadilli ka postuar një foto të të arrestuarit Zamir Kormuzime Kryeministrin Rama.
Postimi i Fatbardh Kadillit
Cfarë po i bëni Vlorës?
Një krim i rëndë është raportuar në Vlorë!
Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish!
Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qënka trageti i vdekjes.
Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit.
Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.
Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli.
Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama.
Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.
Ku shkarkoheshin?
Cfarë ndotnin kriminalisht?
Tokën apo detin e Vlorës?
Cili është roli i “deputetit” të Vlorës Rama?
Po i Lelit?
Këto do të sqarohen vetëm nëse hetimi nga pala italiane i shkon gjerave deri në fund, dhe nuk ndalon në mezzocanal. Kjo do të sqarohet kur vlonjatët ta kapërcejnë krenarinë e tyre, dhe të shikojnë se cfarë po i bën Vlorës ai që e kanë pranuar për deputet, që e kanë sot KM dhe që mundohet t’i gënjejë me zanatin e bojatisjes e zbukurimeve, sic ka genjyer më parë Tiranën dhe sot Shqipërinë.
Ky krim në Vlorë është më i rëndi!
Pasojat e këtij krimi nuk shpaguhen dot lehtë!
Kreshnik Hajrizi është rikthyer në aksion me skuadrën e Sionit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit. Qendërmbrojtësi…
Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë. Situata është tensionuar sërish pasi një person hodhi…
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokrurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për…
Sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë titullar për Fenerbahcen ndaj Slavia Pragës, në Ligën e Kampionëve.Skuadra turke pësoi një humbje…
Vala serioze e trazirave sociale në Francë në vitet e fundit e ka zhytur vendin më thellë në krizë në…
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk…