Categories: Uncategorized

Mbetjet kancerogjene në tragetin Brindisi-Vlorë, PD publikon foton e Ramës me pronarin e firmës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar në lidhje me kapjen e lëndëve kimike të rrezikshme, ardhur në Vlorë me traget nga Italia.

Ai e ka cilësuar këtë si krimin më të rëndë ndërkohë që ka hedhur akuza se ata kanë bashkëpunuar me qeveritarë për këtë krim.

Kadilli ka postuar një foto të të arrestuarit Zamir Kormuzime Kryeministrin Rama.

Postimi i Fatbardh Kadillit

Cfarë po i bëni Vlorës?

Një krim i rëndë është raportuar në Vlorë!
Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish!

Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qënka trageti i vdekjes.
Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit.

Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.
Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli.

Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama.

Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.

Ku shkarkoheshin?
Cfarë ndotnin kriminalisht?
Tokën apo detin e Vlorës?
Cili është roli i “deputetit” të Vlorës Rama?
Po i Lelit?

Këto do të sqarohen vetëm nëse hetimi nga pala italiane i shkon gjerave deri në fund, dhe nuk ndalon në mezzocanal. Kjo do të sqarohet kur vlonjatët ta kapërcejnë krenarinë e tyre, dhe të shikojnë se cfarë po i bën Vlorës ai që e kanë pranuar për deputet, që e kanë sot KM dhe që mundohet t’i gënjejë me zanatin e bojatisjes e zbukurimeve, sic ka genjyer më parë Tiranën dhe sot Shqipërinë.

Ky krim në Vlorë është më i rëndi!

Pasojat e këtij krimi nuk shpaguhen dot lehtë!

të fundit

Kërkoi vlefshërinë e votave për kandidatët edhe kur shenja ishte jashtë kutisë, KAS rrëzon PS-në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila donte që të konsideroheshin vota të…

4 minutes ago

VIDEO / Përleshje e tmerrshme midis tifozëve të Botafogos dhe PSG-së në shkallët e stadiumit

Një përleshje e madhe ka ndodhur në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes mes Botafogos dhe Paris Saint-Germain në kuadër të…

12 minutes ago

VIDEO / “Jemi me fat që të kemi në Kombëtare”, Kristjan Asllani surprizohet në SHBA

Kristjan Asllani është bashkuar me skuadrën e Interit në SHBA, në kuadër të Botërorit të Klubeve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare…

15 minutes ago

VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri

Rey Manaj është padiksutim futbollisti më i komentuar kohët e fundit. Penalltia e humbur ndaj Serbisë e ka vënë në…

21 minutes ago

“Erdha për të fituar”, fjalët e para të Joan Garcias te Barcelona

Joan Garcia tha fjalët e tij të para si portieri i ri i FC Barcelonës, një klub me të cilin…

23 minutes ago

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë…

24 minutes ago