Categories: Uncategorized

Mbërrijnë në Shqipëri 30 respiratorë të rinj

30 respiratorë të rinj ndihmë nga qeeria e Norvegjisë, Zvicrës dhe PNUD kanë mbërritur pranë Infektivit

Gjatë dorëzimit të tyre ishte e pranishme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se kjo është një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

Të lidhura

None found

Miniatrja ka apeluar që qytetarët të respektojnë rregullat e vendosura si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Është shumë e rëndësishme të ruajmë dhe të respektojmë ato masa të thjeshta, në dukje të thjeshta, por që duhet të bëhen pjesë e jetës tonë, që është distancimi fizik, që është ruajtja e higjienës personale, mbajtja patjetër e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik”, tha Manastirliu.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl, Zëvëndës Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier, si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

“Dua të them që jam shumë i lumtur të shoh që këto respiratorë kanë ardhur në Shqipëri. Kam dëgjuar që këto janë saktësisht pajisjet që ju keni nevojë. Në kohë pandemie solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm”, tha Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl.
“Përgëzoj të gjithë ne këtu, sepse pandemitë si këto kanë nevoje për të pasur një qasje të përbashkët. Zvicra ka qenë aktive në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë. Ne duam vërtet të vazhdojmë të ndihmojmë qeverinë shqiptare dhe të fuqizojmë sektorin shëndetësor”, tha Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier.

“Ne duhet të qëndrojmë të gjithë shumë vigjilentë, ne të gjithë kemi përgjegjësi si komunitet ndërkombëtar por çdo qytetar ka përgjegjësitë e veta. Pandemia nuk ka mbaruar akoma. Unë mendoj se duhet të shkojmë përtej solidaritetit, pasi siç e kam thënë askush nuk është i sigurtë, derisa të gjithë të jenë të sigurtë”, tha Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

Qeveria Zvicerane ka dhuruar 330,000 Dollarë, Qeveria Norvegjeze 3,000,000 Kruna Norvegjeze (afërsisht 300,000 Dollarë) dhe PNUD 150,000 Dollarë.

të fundit

Ronaldo publikon mesazh para sfidës me Kroacinë, postimi afrohet te 4 milionë pëlqime

Kroacia dhe Portugalia do të luajnë një ndeshje të fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës në Toronto të enjten…

45 seconds ago

Hamza pas telefonatës me Thaçin: Më 16 shtator pritet që drejtësia të triumfojë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, me…

3 minutes ago

Mickoski akuzon LSDM-në dhe Levicën për bllokimin e votës elektronike të diasporës: Synimi ynë është që një ditë ata të kthehen në atdhe

-Partia politike LSDM, në koalicion me partinë politike Levica, paraqitën 13 mijë amendamente për të penguar bashkatdhetarët tanë në diasporë…

9 minutes ago

“Qytet i Sigurt” do t’u çojë gjoba edhe automjeteve me targa të huaja, njofton MPB

Sistemi “Qytet i Sigurt” së shpejti do të mundësojë dërgimin e gjobave edhe për drejtuesit e automjeteve me targa të…

9 minutes ago

Nga mërgimi sezonal te tre diploma Master në Zvicër: rrugëtimi i familjes Begzati nga Gostivari

Para pak më shumë se tre dekada, një djalë i ri nga Gostivari mbërrin në Zvicër me një kontratë sezonale…

10 minutes ago

VLEN cakton Shasivarin, Feratin dhe Sulejmanin në drejtimin e tre ministrive të reja

Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it të mbajtur sonte është marrë vendim që përfaqësuesit e saj në Qeveri të jenë…

10 minutes ago