Categories: Uncategorized

Mbaron shkollën me mesatare 9.3 dhe zotëron 4 gjuhë të huaja, nuk gjen punë

Mund të jesh i formuar mirë, por kjo nuk do të thotë se dyert i ke të hapura. Në Shqipëri thuhet se ndodh e kundërta.

Dionisa Rapushaj ka denoncuar në emisionin “Stop” problemin që ajo ka prej dy vitesh me Bashkinë Mallakastër.

Të lidhura

None found

Ajo tregon se ka përfunduar studimet për Psikologji, si dhe Master Shkencor “Psikologji Klinike” në Tiranë, me mesatare 9.3 dhe zotëron 5 gjuhë të huaja, por në ZA-në e Mallakastrës i thonë se nuk ka vende pune.

“Prej dy vitesh kam një konflikt me Bashkinë Mallakastër. Unë në 2017 kam përfunduar studimet Bachelor në Psikologji dhe Master në Psikologji Klinike tek Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë, me mesatare 9.3 dhe zotëroj 4 gjuhë të huaja, aktualisht po mësoj të pestën. Shkoj në zyrën arsimore dhe më thonë vende nuk ka, por lëri dokumentet këtu se të gjejmë ne kur të hapet ndonjëherë”, theksoi Dionisa Rapushaj.

Por në Shkurt 2019 është emëruar Aurora Arapaj, e cila ka mbaruar për sociologji, pra është jashtë profilit dhe nuk ka konkurruar.

Dionisa Rapushaj shtoi më tej në denoncimin e saj se “kalojnë disa muaj, në shkurt 2018 ishte emëruar si psikologe në gjimnaz një zonjë, e cila e kishte shkollimin për sociologe dhe ishte emëruar pa konkurrim dhe pa asnjë shpallje. Shkoj në Drejtorinë Arsimore, më thotë drejtoresha të kanë gënjyer, varet nga Bashkia, ne nuk kemi asnjë kompetencë”.

Në gusht të 2019-s, në krye të Bashkisë vjen kryetari Qerim Ismailaj, i cili i thotë se do të ngrinte një komision dhe do të shihte rastin. Por sërish asgjë nuk u bë.

Dionisa shpjegon se specialistët duhet t’i emërojë ZA-ja, apo Shërbimi Social, por jo Bashkia.

“Shkoj në Bashki, takoj ish-kryetarin, i cili në disa takime përpiqet të më bindte që zonja ishte psikologe, pastaj pas disa ballafaqimesh më thotë zotëria: E di ç’ke, zonja psikologe nuk është. Do rrijë atje sa të dali në pension.”

“Se si thua ti, ti them miqve të mi që do ta tërheq nderin që bëra, për ty? Për të më mbyllur gojën më çojnë 3 muaj si punonjëse sociale tek shkolla “Besëlidhja”, për të zëvendësuar dikë me leje lindjeje. Më thonë zotërinjtë, ne të çuam ta bëjmë nderin, se me ato 3 muaj unë do jetoj për gjithë jetën”, shprehet më tej vajza.

Kur gazetarja shkoi për ta takuar Aurorën Arapajn, ajo nuk ishte në gjimnazin “Dervish Hekali” dhe drejtori i shkollës, Pëllumb Mehmetaj tha se ajo ishte tek një komision që mbahej për fëmijët me aftësi të veçanta.

“Është tek spitali në komisionin e këtyre nxënësve me aftësi të kufizuara”.

“Më tha dje, që kam një komision nesër. Kemi katër nxënës me probleme, me aftësi ndryshe”, – u shpreh Pëllumb Mehmetaj.

Për këtë arsye, gazetarja kontaktoi kryetarin e komisionit, i cili tha se komisioni nuk u zhvillua.

Pas njoftimit të drejtorit se psikologia nuk ishte në komision, drejtori tregon se kishte qenë në palestër.

Në një ballafaqim me Aurorën, kjo e fundit pohon se ka hyrë në punë pa konkurs, pasi të gjithë në këtë formë kanë përfituar vendin e punës.

Aurora Arapaj tha se “ky vendi ishte bosh, unë kërkoj punë, më thonë po. Tani është faji im, duhet ti thoja unë jo?

Ku u pyet nga gazetarja se me çfarë konkurrimi ke hyrë në punë, Aurora Arapaj u përgjigj: Ke shumë të drejtë, janë 4 psikologe. Ka hyrë ndonjëra me konkurrim që të hyja unë me konkurrim këtu? Nëqoftëse procedurat janë bërë për të katërta njësoj, do bëheshin edhe për mua”.

Ndërsa në Bashkinë e Mallakastrës, nënkryetari Zamir Malasi, premtoi se bashkia do të verë në dijeni ZA-në Mallakastër, si dhe MAS dhe do ndiqet e gjithë procedura me konkurs. /tvklan

të fundit

Seanca për buxhetin në Kuvend ndërpritet për pak minuta pas ndërprerjes së energjisë

Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…

29 seconds ago

A po i kthehen rolet tradicionale? Studimi britanik zbulon se një në tre meshkuj të rinj mendon se burri duhet të vendosë i fundit në familje

Gjenerata Z konsiderohet shpesh si një nga brezat më progresistë, veçanërisht për qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Megjithatë, një studim i…

3 minutes ago

Çfarë tregojnë sytë kur dikush fsheh të vërtetën – tri sinjale të identifikuara nga një studim gjerman

Zgjerimi i bebëzave, pulitja më e rrallë e syve dhe vështrimi i zgjatur mund të jenë tregues se një person…

3 minutes ago

Restorant në Karolinën e Veriut aplikon tarifë automatike 20% për klientët që japin bakshish të pamjaftueshëm

Një restorant në Karolinën e Veriut ka shkaktuar debat të madh në Shtetet e Bashkuara, pasi vendosi një politikë të…

3 minutes ago

Meg Ryan feston 65-vjetorin: Nga martesa me Quaid te romanca me Crowe, birësimi i vajzës dhe rikthimi në skenë

Dikur ishte mbretëresha e komedive romantike, ndërsa jeta e saj private u bë po aq e përfolur sa filmat. Pas…

5 minutes ago

Divorci ka edhe sezonin e tij: hulumtimi zbulon muajt kur kërkesat për ndarje rriten më shumë

Megjithëse mund të duket si një tjetër fenomen i përhapur në rrjetet sociale, hulumtimet tregojnë se i ashtuquajturi “sezoni i…

5 minutes ago