Categories: Uncategorized

Maturantët në protestë, ministria: Kemi adresuar problematikat, përgatituni për testin e radhës

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nina Guga i është drejtuar me anë të një video-mesazhi maturantëve që ditët e fundit kanë protestuar mbi shqetësimet e ngritura në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës Shtetërore.

“Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet”, u shpreh Guga.

Të lidhura

None found

Për sa i përket “cut-off”-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por nëse rezulton se testi ka qenë i vështirë, ai do të lëvizë për gjithë.

“Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet”.

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, shkruan abcnews.

“Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë”, tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Guga i bëri thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.

të fundit

Kontroll në Sellcë të Tetovës, sekuestrohet marihuanë dhe arrestohet 46-vjeçari

Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person Më 27.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar…

56 seconds ago

Seanca fillestare në mungesë për 20 të akuzuar për krime lufte caktohet më 21 dhjetor

Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë…

9 minutes ago

Hetimet për aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë, Sanchez shpall tri ditë zie kombëtare

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…

12 minutes ago

Rritet në 86 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë, vazhdojnë kërkimet

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...]Read More...

12 minutes ago

Akuzohet se falsifikoi dokumente për 9 vite, Prokuroria çon për gjykim noteren në Fier (EMRI)

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…

14 minutes ago

VIDEO/ Polemika në Kategorinë e Parë: Pogradecit nuk iu njoh goli, vendimi i arbitrit dhe anësorit shkakton debat

Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…

18 minutes ago