Categories: Uncategorized

Maskat dhe tymi pushtojnë rrjetin!

Periudha e izolimit social, kur shoqëria ndaloi së funksionuari dhe lëvizja e makinave u ndalua, nxorri në pah një të vërtetë, deri atëherë të debatueshme: ndotja nga makinat është dëmtuesi kryesor i cilësisë së ajrit dhe më gjerë.

Ditë pas dite qiejtë e qyteteve tona u bënë më të qartë dhe horizonti i shikimit tonë u shtua. E gjithë ndotja e shkaktuar ndër vite u largua në pak kohë.

Shumë prej nesh madje filluan të mendojnë se ndoshta kjo gjëndje e re duhej vazhduar; makinat nuk duhen përdorur më; kjo pastërti e ajrit dhe qiellit duhet të jetë standardi i ri sepse ndotja na kushton shumë shtrenjtë.

Tashmë jeta sociale po kthehet në normalitet, por rrjeti mesa duket nuk e ka harruar se një botë më e mirë është e mundur. Këto ditë, në feed-in e shumë prej nesh u shfaqën fotot e shumë prej njerëzve të medias me maska “të mbytura” në tym. Fjodora Fjora, Orinda Huta, Blendi Salaj, Nevina Shtylla, Florian Agalliu dhe shumë të tjerë publikuan fotot e tyre duke përshkruar rëndësinë që ka një mjedis me ajër të pastër.

Në pamundësi për të evituar totalisht përdorimin e makinave, ata bëjnë thirrje për të ndryshuar stilin tonë të jetesës që promovon ndotjen. Nga përdorimi I biçikletave deri te zëvëndësimi i makinave me ato elektrike, të gjithë mund të kontribuojmë në uljen e ndotjes në qytetet tona.

Fatmirësisht kjo thirrje ësht ndjerë edhe nga kompanitë e mëdha në vend. Një kompani e cila qëndron në pararojë të transformimeve ekologjike të operacioneve tregtare është edhe Coca – Cola Bottling Shqipëria. Kjo kompani sapo ka prezantuar një flotë prej 56 makina – 100% elektrike për shkuadrat e tyre të shitjeve në Tiranë. Ky investim i CCBS do të reduktojë 178 ton Co2 në vit, sasi e cila përthithet nga 13,327 pemë.

Le të shpresojmë se kjo nismë do të ndiqet edhe nga të tjerë individë, biznese apo institucione publike në mënyrë që të shtohet infrastruktura e nevojshme për makina elektrike dhe qiejt e pastër të jenë një realitet i përditshëm.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

4 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

4 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

5 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago