Koronavirusi ka prekur edhe vendin tonë, ku sot u zyrtarizuan dy të prekur nga ky virus që po alarmon botën.
Bashkia e Tiranës i kërkon qytetarëve që të shmangin grumbullimin e njerëzve në funerale dhe të mos kryhet më rituali i dhënies së dorës në respekt të familjarëve të të ndjerëve.
Pohimin e bëri sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
“Ka disa aktivitete që menaxhohen nga bashkia e Tiranës, shërbimi funeral, celebrimet, disa shërbime të tjera, që ka disa tradita të mira shqiptare, që ne shkojmë dhe bëjmë për njëri-tjetrin.
Duke qenë se jemi në situatë emergjence ajo që kërkohet në situata të tilla, në tubime të mëdha, është që në takime ku duhet të japim dorën dhe ngushëllojmë përmes dhënies së dorës, do të duhet të mos e bëjmë më këtë, por të gjejmë mënyra alternative për të shprehur keqardhjen.
Në çdo shërbim funeral, në Sharrë dhe në Tufinë, duhet të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës.
Ky është një moment për të shtyrë pritjet dhe përcjelljet e morteve, si në Sharrë dhe në Tufinë. Dua që për këtë të kemi një informacion publik”, theksoi kryebashkiaku. /albeu.com/
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…