Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, sot dhe nesër kryeministri Edi Rama do të takohet në Ggreqi me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas mediave greke, marrëveshja me Shqipërinë pritet të jetë e ngjashme me atë të Egjiptit për kufirin detar, por me kushte të tjera.
“Kryeministri grek pritet të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Egjiptian, e katërta vetëm disa ditë pas marrëveshjes së të dy vendeve për caktimin e kufijve, ndërsa një marrëveshje e ngjashme, padyshim me kushte të tjera, pret të ketë sukses me z. Rama”, shkruajnë mediat greke.
Ndërsa citojnë kryeministrin shqiptar, mediat thonë se nuk ka një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, teksa thonë se marrëveshje e re u ndërpre me ardhjen në pushtet të qeverisë së re greke.
Sipas kryeministrit Edi Rama, shkruajnë mediat greke, “problemet teknike”, të tilla si nevoja për rindërtim, ishin një pengesë për vazhdimin e negociatave. Megjithatë, citojnë mediat, Rama shprehu optimizëm se marrëveshja e re do të ishte më e dobishme për Shqipërinë sesa ajo “absurde” e vitit 2009.
Me tej mediat i referohen edhe takimit të Kryeministri të Shqipërisë me presidentin turk Erdogan disa orë më parë në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris, që i paraprin takimit me Mitsotakis.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…