Categories: Uncategorized

Marrëveshje me Bashën për zgjedhje të parakohshme? Balla i përgjigjet kreut të PD-së

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një reagim në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës se zgjedhjet do të prihen nga një qeveri tranzitore.

Sipas Ballës zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut mes palëve.

Kreu i grupit socialist thekson se “Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”.

Reagimi i plotë

QARTËSIM

Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëvëshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirekuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën.

Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Prandaj nga Lulzim Basha dhe aleanca jashtëparlamentare mirëpritet çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për cdo rekomandim tjetër. Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste. Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!

* Sqaroj se e dhashë unë këtë pergjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake.

Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.

të fundit

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit…

11 minutes ago

Egla Ceno me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Mos e ngatërroni sportin me politikën – ne jemi Shqipe!

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka…

42 minutes ago

Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin

Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e…

1 hour ago

Mbi 2 mijë efektivë dhe 500 civilë, The Guardian për Shqipëri-Serbi: Pajisjet kundër dronëve janë gati, Ismail Morina është “zhdukur”

Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën…

1 hour ago

Për të 28-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar…

2 hours ago

Porti i Durrësit/ Kapet ‘Land Roveri’ me sende të paligjshme, shpallet në kërkim poseduesi kosovar

Një rast i trafikut të armëve është zbuluar në Portin e Durrësit, ku pas një kontrolli në një automjet të…

2 hours ago