Categories: Uncategorized

Marrëveshja u arrit por Murrizi ende është kundër: Nuk e kam votuar!

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ende është skeptik për marrëveshjen e 5 qershorit dhe deklaron se ai nuk e ka votuar.

Murrizi deklaroi se është kundër pikës 1 të marrëveshjes së 5 qershorit.

“Jam kundër pikës 1 dhe kjo është marrëveshja. Unë kam përcjellë vendimin e grupit tim parlamentar.

Shiheni marrëveshjen. Murrizi ka firmosur për Listat e Hapura. Jemi kundër pikës 1, nuk votojmë marrëveshja jashtëinstitucionale. “- tha Murrizi.

Marrëveshja:

1.Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

2.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

3.Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;

4.Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

MARRËVESHJA POLITIKE PËR “REFORMËN ZGJEDHORE”

Në Tiranë, në datë 21 Korrik 2020, palët e mëposhtme:

Pakica Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, e përbërë nga:

i)Grupi Demokrat, përfaqësuar nga Z. Myslim Murrizi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

ii)Grupi Demokraci dhe Drejtësi, përfaqësuar nga Z. Edmond Stojku në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

iii)Grupi i Pavarur, përfaqësuar nga Z. Nimet Musai, në cilësinë e Kryetarit të Grupit, dhe

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit, Z. Taulant Balla,

Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë:

1.Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

2.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

3.Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;

4.Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:

1.Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.

2.Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;

3.Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago