Categories: Uncategorized

Mariana Kondi i zbulon një sekret intim Rudina Magjistarit: Lindja jote… (FOTO LAJM)

Emisioni “Rudina” këtë javë nisi me aktoren, Mariana Kondi dhe mbesën e saj Azia. Mariana, është bërë gjyshe për herë të parë nga vajza e saj e vetme, Suana Anamali.

Në emisionin e sotëm, Mariana Kondi zbuloi edhe një sekret për drejtuesen e emisionit Rudina.

Magjistari, lindja e së cilës në mënyrë natyrale ishte bërë frymëzim edhe për vajzën e Kondit, Suanën, e cila po ashtu vendosi të lindte Azian në mënyrë natyrale.

Mariana Kondi: Kemi edhe një sekret për ty, në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale.

Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë. Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur

Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bërë”…

Rudina Magjistari: Ka qenë doktoreshë Ibrimja. Me atë kam lindur unë. Mariana Kondi: Po doktoreshë Ibrimja.

Azia: Si e ka emrin goca jote? Rudina Magjistari: Mia, Mia e ka vajza ime zemër… Rudina Magjistari: Pra ndikoi ajo që tha doktoresha, sepse më pëlqen kjo histori…

Mariana Kondi: Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu.

Rudina Magjistari: Më emocionon tani që ma thua se e kujtoj edhe unë me shumë emocion atë moment.

Mariana Kondi: Po, edhe tha që ka lindur vetë pa asnjë problem dhe asgjë, përkundrazi ishte top dhe menjëherë doli nga spitali, ishte shumë-shumë mirë.

Rudina Magjistari: Po, ashtu ka vajtur. Dhe nga ai moment vajza vendosi… Mariana Kondi: Vendosi ta lindë ashtu siç e kishe lindur edhe ti.

Rudina Magjistari: Pra vendosi të lindë në mënyrë natyrale, më vjen shumë mirë që kam ndihmuar në këtë drejtim. Për të dhënë një lloj frymëzimi…

Mariana Kondi: Ke një meritë shumë të madhe tek vajza ime. Ajo më pas ua thoshte edhe të tjerave këtë gjë pasi lindi Azian. /tvklan.al

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

4 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

4 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

4 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

5 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

5 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

5 hours ago