Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në “Tempora” ka ngritur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, lidhur me aktin normative. Ai u shpreh se nuk ishte nevoja për një akt normativ, për situatën. Sipas tij, janë ligje në fuqi që mund të përdoren për të menaxhuar situatën. Rama, sipas Manjanit, po bën politikë me situatën.
Ylli Manjani: Unë jut hash se është një ligj për sëmundjet. Nuk përmendet fare që institucionet përgjegjëse duhet të funksionojnë sipas ligjit. Maja e piramidës është Ministria e Shëndetësisë. Ai që bën politikë dhe në këto ditë të vështira është Kryeministri. Kjo është e vërteta e shkruar në ligjet e këtij shteti. Aktet normative nuk bazohen në Kushtetutë. Aktet normative nxirren në situatë emergjence dhe nevoje.
None found
A kishte nevojë shteti shqiptar për akt normativ? Jo, sepse e kemi dhe ligjin. Dhe ligji i parashikon dhe sanksionet. E vendosin specialistët dhe jo politikanët. Askush nuk e di pasojën! Për sa kohë që kemi një njeri të vetëm që përgjigjet për gjithçka. Bën çdo gjë, bën shtëpiakun nga Surreli, bën zëdhënësin, bën kryetarine OSBE. I bën të gjitha. Kjo është një situatë që nuk duhet të ishte kështu. Jemi vend anëtar i NATO-s, në këtë histori vendo një njeri dhe nuk vendosin ligjet apo kushtetuta e vendit.
Unë nuk jam për të mos marrë masa. Ato që thonë mjekët dhe ISHP, unë jam qytetari i parë që i zbatoj këto. Ata ndjekin protokolle standarde që ndjekin ata. Nuk kishte nevojë për akte normative, ose mund të shkonim në një akt normativ kur të shpallej emergjenca kombëtare. Siç bën homologët e tij në vendet e tjera. Shqiptarët nuk jaën kafshë as dele. Janë njerëz të vetëdijshëm dhe të bindur. Qëkur plasi në Itali njerëzit filluan të marrin masa mbrojtëse, pa qenë nevoja ti kërcënosh me gjoba. Duke bërë politikë të ndyrë.
Protesta para Ministrisë së Arsimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përshkallëzuar në djegien e 2 koshave me mbeturina,…
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të…
“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një qytetare tjetër theksoi se protesta…
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen…
Armando SadikuIsh-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, në një lidhje live me “Radio Dukagjini”, ka rrëfyer premtimin që i kishte dhënë…