“Ne nuk mundemi që çdo qytetari t’i vendosim një polic, por duhet që çdokush të mbrojë shëndetin e vet dhe të tjerëve…”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, për intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë anti-COVID.
None found
Manastirliu është shprehur se duhet të mos ketë tolerancë për shkelësit e ligjit, duke e konsideruar çdo thyerje të rregullit si rrezik për shëndetin e popullatës.
“Na nevojitet mirëkuptimi i biznesit, çdo qytetari. Jemi këtu për të bërë të mundur që rregullat që kemi vendosur të mund të zbatohen. Kjo është një luftë që nuk mund të fitohet e vetme.
Ne nuk mundemi që çdo qytetari t’i vendosim një polic, por duhet që çdokush të mbrojë shëndetin e vet dhe të tjerëve. Do marrim masa administrative për çdokënd që nuk mbron tjetrin, sepse çdokush që nuk mbron tjetrin nuk i shërben qëllimit madhor për të mbrojtur tjetrin”” tha Manastirliu.
Trupa inspektuese e ISHSH ka kryer inspektime dhe monitorime çdo ditë në të gjitha subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë. Janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…