Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar se do të rriten pagat e stafit mjekësor.
“Rritja sinjifikative e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti”-u shpreh ajo.
None found
Manastirliu deklaroi se pavarësisht situatës së epidemisë, nuk është ndalur puna për investimet në shëndetësi dhe qendra shëndetësore 24 orëshe në Rogozhinë, është pjesë e qendrave që po rikonstruktohet në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore, një program transformues në Kujdesin Parësor që prej 3 vitesh.
“Pavarësisht situatës së epidemisë në vend, që vijon të jetë një situatë serioze dhe për të cilën puna nuk ka ndalur për asnjë moment, puna nuk ka ndalur edhe për të vijiar investimet në shëndetësi, siç e kemi premtuar dhe po e bëjmë realitet për qytetarët. 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca rehabilituam në 2 vite vetëm në qarkun e Tiranës”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nëpërmjet dy instrumentave portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’ dhe ‘Mjekë për Shqipërinë’ ka vijuar pa u ndalur edhe fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokracisë dhe transparencës.
“Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparencë në këto dy vite”, tha Manastirliu.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…