Categories: Uncategorized

Manastirliu jep datën kur do të fillojnë operacionet e planifikuara në QSUT

“Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare”, ka thënë sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Gjatë një inspektimi në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, Manastirliu deklaroi se pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor.

Të lidhura

None found

“Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se gjatë të gjithë kohës së epidemisë, janë garantuar të gjithë shërbimet së i përket urgjencave kirurgjikale dhe patologjive malinje, Manastirliu u shpreh se ndërhyrjet e planifikuara do të nisin në mënyrë graduale në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se po vlerësohet rikthimi në normalitet edhe i spitalit COVID2.

“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”, tha Manastirliu.

Në takimin me Ministren e Shëndetësisë kirurgët u shprehën se janë gati që shërbimi t’i rikthyehet në normailtetit, si fillim me kapacitete të reduktuara dhe më pas të vijojë puna normalisht në shërbim të qytetarëve.

“Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjenën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi”, tha prof Arben Gjata.

të fundit

Rinovimi i Raphinhas i hap Barcelonës rrugën për një përforcim në janar

Barcelona është gati të arrijë një marrëveshje urgjente këtë dimër nëse është e nevojshme, me raportet që tregojnë përpjekjet e…

11 minutes ago

Një 38-vjeçar gjendet pa shenja jete në Shkozet të Durrësit, çfarë dihet deri tani

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën…

12 minutes ago

Sot pritet miratimi i buxhetit të komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve…

14 minutes ago

Maran zyrtarizon listën për një vend në play-off të Europianit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit…

16 minutes ago

Wall Street posts its steepest decline since April 2025; Trump blames Democrats for retirement savings losses too

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rënies së fortë të bursës në Wall Street, duke fajësuar demokratët për humbjet…

24 minutes ago

Albania’s progress viewed with skepticism over Balluku and the government’s handling of protests / DW: Systemic corruption within the government!

KE beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat në vitin 2027. Por eksperti Milan Nič e konsideron vitin 2028 një…

24 minutes ago