Categories: Uncategorized

Mali i Zi merr vendim të ri për hyrjet e qytetarëve të vendeve tjera

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.

Masa hyn në fuqi më 7 gusht.

Në Mal të Zi, masat për të luftuar dhe përhapur koronavirusin janë ende në fuqi, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe kufizimet për tubimet në natyrë dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike të brendshme.

Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 3480 raste të të infektuarve. /Rel

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago