Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Tiranë.
Raportohet se dy marokenë janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi sulmuan me thikë një sirian, të cilit më pas i grabitën telefonin, lekët dhe rrobat e trupit.
Burimet bëjnë me dije se dy marokenët janë identifikuar si Hysein Albasari dhe Nouredin Boulan, të cilëve gjatë kontrolleve të kryera nga policia u janë gjetur varëse argjedi, byzylykë dhe një shumë e vogël parash.
I riu nga Siria që ra pre e grabitjes, i cili bëri edhe denoncimin në polici, tha se dy marokenët gjatë ditës lypin, ndërsa natën vjedhin.
Ai i ka treguar policisë se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht pak ditë më parë.
I riu sirian tha:
Hyra përmes kufirit me Greqinë gati 15 ditë më parë, në Tiranë kam vetëm 5 ditë.
Ai tregoi se së bashku me dy marokenët kanë lypur në Tiranë, ndërsa flinin kryesisht në godina të braktisura.
Mirëpo, në një ditë kur siriani po bisedonte në telefon me familjen e tij, njëri nga marokenët i vendosi thikën në fyt dhe e grabiti, ndërsa tjetri e goditi me thikë në krah.
Më tej ata i vodhën shumën që kishte prej 14 mijë lekë, telefonin, karikuesin dhe pantallonat thuhet në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, përmes të cilës i sugjerohet gjykatës të caktojë arrest me burg për akuzën e grabitjes. /tch
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes…
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian në Prishtinë e kanë takuar të enjten kryetarin e porsazgjedhur…
Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Sylvinhos mposhtën pa…
Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj: ajo është bërë nënë për herë të dytë.…
Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë…
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa ar i kërkoi Parisit të rishqyrtojë planin e tij për të njohur një shtet…