Categories: Uncategorized

Kurti-Ramës për ndalimin e Abazit: Uroj të mos jetë hakmarrje për prishjen e pazareve me Vuçiç

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës që të lirojnë protestuesit që kundërshtuan rrënimin e Teatrit Kombëtar, në mesin e tyre edhe drejtorin e kësaj lëvizje në Tiranë, Boiken Abazi.

LVV shpreson se arrestimi i Abazit të mos jetë “hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiç. Vuçiqi mund të jetë mik individual i dikujt, por ai nuk mund të jetë kurrë mik i shqiptarëve, për shkak të historisë e politikës që ai përfaqëson”.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Lironi mbrojtësit e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë

Edhe sot po vazhdojnë të mbahen të burgosur disa nga protestuesit që kundërshtuan rrënimin e Teatrit Kombëtar nga Qeveria dhe Bashkia në Tiranë, mes tyre dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri Boiken Abazi.

Boiken Abazi përveç kontributit të tij si aktivist i rëndësishëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE! shquhet edhe si qytetar i kulturuar e intelektual i angazhuar. Ndalimi i tij shpresojmë të mos jetë hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiqin. Vuçiqi mund të jetë mik individual i dikujt, por ai nuk mund të jetë kurrë mik i shqiptarëve, për shkak të historisë e politikës që ai përfaqëson.

Ndërtesa e Teatrit ishte vlerë e dashur për qytetarët, shkatërrimi i saj ishte barbari e paqytetëruar. Protestuesit ishin paqësorë, prishja e Teatrit ishte brutale. Ata po mbahen pa arsyetim dhe me urdhër të prerë politik. Përgjegjësit politikë atje duket qartazi se po dëshirojnë ta bllokojnë shprehjen qytetare në formë proteste dhe pjesëmarrjen publike me argumente në kundërshtimin e rrënimit të Teatrit Kombëtar. Mirëpo çdo përpjekje për ta ndaluar protestën qytetare me burgosje është e dëshmuar që vetëm e rrit protestën dhe rezistencën.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë së Republikës së Shqipërisë që të ruajnë integritetin duke mos e vijuar më tej këtë burgim politik të protestuesve si dhe të nisin hetimet për rrënuesit e Teatrit Kombëtar dhe ata që ushtruan dhunë mbi protestuesit, për shkelësit e vërtetë të Kushtetutës të ligjeve në fuqi, e të procedurave demokratike dhe transparencës, sa i përket vendimmarrjes.

Duket sikur demokracia mezi po mbahet në Shqipëri. Por demokracia është aftësia e qytetarëve për t’i befasuar pushtetarët, e nuk është spektakli i propagandës së pushtetit, që ua ledhaton mjekrat atyre. Ata që kanë besuar se pushteti i tyre është i pakufishëm, dhe se mund të shkelin e të përjashtojnë grupet shoqërore duke i etiketuar si pakica, përfundojnë të zhgënjyer. Duhet liruar Boiken Abazi, duhen liruar protestuesit dhe të mbahen përgjegjës rrënuesit, që të mos rrënohet e gjitha.

të fundit

Rezultatet e para të balotazhit në Bërvenicë publikohen nga KSHZ

KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…

20 minutes ago

Përfundon votimi në Bërvenicë, në pritje të rezultateve të para

Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…

20 minutes ago

Rain and heavy traffic/ Kilometre-long queues form on the Balldren-Milot road, drivers face long waits

Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë fundjavës, i shoqëruar edhe me reshjet e shiut, ka sjellë trafik të rënduar në…

25 minutes ago

Bashkim Zeneli to be honored on Monday at Parliament

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

25 minutes ago

Minor arrested in Moscow after threatening Tsaritsyno museum complex

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…

25 minutes ago

Alban Hyseni on the two victims in Gjilan: The tragedy has affected us all

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke…

26 minutes ago