Categories: Uncategorized

Luftë me Armeninë, Erdogan paralajmëron se do të ndihmojë Azerbajxhanin “me të gjitha mjetet”

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim vëllezërit tanë azerbajxhanas në bazë të parimit ‘dy shtete, një komb’, me të gjitha mjetet dhe me gjithë zemrën tonë”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ai ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin “me të gjitha mjetet” në konfliktin e saj me Armeninë për Malësinë e Karabakut të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim vëllezërit tanë azerbajxhanas në bazë të parimit ‘dy shtete, një komb’, me të gjitha mjetet dhe me gjithë zemrën tonë”, tha presidenti Erdoğan gjatë adresimit të tij në hapjen e seancës së katërt legjislative të parlamentit të mandatit parlamentar të 27-të në Ankara.

Presidenti turk theksoi se paqja e përhershme mund të arrihet në rajon vetën “nëse Armenia tërhiqet nga territoret e pushtuara të Azerbajxhanit”.

“Përpjekjet për shpifje kundër Turqisë po ashtu nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë administratën armene”, tha Erdoğan.

Ai paralajmëroi vendet që mbështesin “shtetin mashtrues”, Armeninë, në pushtimin e saj të Malësisë së Karabakut se do të “përgjigjen ndaj ndërgjegjes së përbashkët”.

Të dielën herët shpërthyen përleshjet kufitare kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima.

Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendje lufte në disa prej qyteteve dhe rajoneve të tij pas shkeljeve të kufirit të Armenisë dhe sulmeve në rajonin e pushtuar të Malësisë së Karabakut.

Të hënën, Azerbajxhani deklaroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak midis përleshjeve.

Mesdheu Lindor

Më tej, presidenti Erdoğan tha se Turqia favorizoi zgjidhjen “mbi një bazë të drejtë” të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi potencialin politik dhe ekonomik të Mesdheut Lindor.

Duke akuzuar Bashkimin Evropian (BE) se është bërë një strukturë “e pa-efektshme”, ai argumentoi se blloku ishte “skllavëruar” nga dy prej anëtarëve të tij, Greqia dhe administrata qipriote greke.

Erdoğan shtoi se nuk ka kriza në rajonin tonë që u zgjidhën me përfshirjen e BE-së.

“Përkundrazi, çdo krizë në të cilën Unioni ndërhyri është përshkallëzuar me dimensione të reja”, tha presidenti turk.

Tensionet në Mesdheun Lindor kanë qenë të larta për javë të tëra, pasi Greqia ka konstestuar kërkimin e energjisë nga Turqia.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, dërgoi anije të shpimit për të kërkuar energji në kuadrin e saj kontinental, duke pohuar të drejtat e veta në rajon si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Ankaraja vazhdimisht ka kërkuar pa asnjë parakusht për të arritur një ndarje të drejtë të burimeve në rajon. /AA

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

14 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

35 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago